Deputetët e PD dhe të PS u përleshën në seancën plenare të kësaj të enjte, e para para nisjes së protestave të dhunshme në Tiranë. Partia Demokratike kërkoi ndërprerjen e seancës dhe plotësimin e kërkesave të studentëve për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi demokratët si nxitës të dhunës. Ai tha se PD strehon në seli protestues që nuk kanë lidhje me studentët dhe dhunues të policisë së shtetit. Balla mbrojti uniformat blu nga akuzat për përdorim të tepruar të dhunës dhe tha se ato kanë vepruar sipas ligjit.