BE shtyn bisedimet me Shqipërinë/ Vendimi i ambasadorëve të BE edhe për Maqedoninë e Veriut
01/12/2020 15:05

Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian merr një tjetër shtyrje. Ambasadorët e BE-së thonë se Shqipëria ka shënuar përparim në përmbushjen e kushteve, por ka ende punë për të bërë. Fillimi i bisedimeve shtyhet edhe për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për gjuhën dhe minoritetin maqedonas. Mosmarrëveshjet mes ambasadorëve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bënë që ato të mos nisin në dhjetor. Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, ra dakord në draftin e konkluzioneve se Shqipëria nuk është gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë në përmbushjen e kushteve të vendosura më herët në mars. Ambasadorët përshëndetën punën e bërë nga Shqipëria për reformat, por theksuan se duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve. Italia u mundua që të zbuste gjuhën e përdorur në tekstin e konkluzioneve për Shqipërinë, por kjo kërkesë u refuzua. Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, dokumenti thekson se data për konferencën e parë ndërqeveritare do të vendoset pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Kjo e fundit ka bllokuar bisedimet pasi pretendon se maqedonishtja është dialekt bullgar dhe se nuk ka minoritet maqedonas në Bullgari. Dy çështjet duhet të përfshihen në dokumentin final për nisjen e bisedimeve, por kryeministri Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar t’i pranojë ato. Drafti i konkluzioneve nga ambasadorët do të kalojë te ministrat e jashtëm dhe të çështjeve të Europës të Unionit më 8 dhjetor. Fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë mund të miratohet në mars 2021, por as kjo nuk është e sigurtë.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06