BBC: A po bëhet Holanda një narko-shtet?
19/12/2019 20:38

Është një pyetje e shtruar dhe më parë, por këtë radhë e ngre gjigandi mediatik BBC. Shkrimi i Anna Holligan nis me rrëfimin e kryetarit të sindikatës më të madhe policore në Holandë, Jan Struijs. “Ne kemi padyshim karakteristikat e një narko shteti”, thotë ai. “ Sigurisht, nuk jemi Meksika. Nuk kemi 14.400 vrasje. Por nëse shikoni infrastrukturën, paratë e mëdha të fituara nga krimi i organizuar, ekonominë paralele. Po, ne kemi një narkos-shtet”. Fjalët e tij jehojnë në një shoqëri që është tronditur nga një vrasje e cila shkoi përtej “flluskës së jetës së nëndheshme kriminale”. Plumbat që i morën jetën të Derk Wiersum shkatërruan një konceptim të gabuar, që këtu është gati i pazakontë, thotë BBC: atë që kartelet e drogës vetëm vrasin vetëm “të vetët”. 44 vjecari, baba i dy fëmijëve u qëllua për vdekje përpara gruas së tij pranë shtëpisë së tyre në Amsterdam në muajin shtator. Wiersum ishte avokat i një dëshmitari të prokurorisë Nabil B, i cili ishte kthyer në person kyç të cështjes kundër dy prej të dyshuarve më të kërkuar të Holandës. “Vrasja e tij në mes të ditës, në një lagjë tejet të qetë, u pa si sulm ndaj shoqërisë civile, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo u bë që të na frikësonte të gjithëve”, paralajmëroi prokurori publik Fred Westerbeke. “Por ne duhet të vazhdojmë të përdorim dëshmitarët kryesorë përndryshe nuk do të bëjmë dot përpara”, shtoi ai. Një listë e gjatë incidentesh është dëshmi e brutalitetit të përshkallëzuar. Dy djem të rinj u vranë pak kohë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me kallashnikov, që i bëri shoshë me plumba edhe muret pranë tyre; një nënë u vra para fëmijëve të saj; një kokë e prerë u gjet përpara një kafeneje; vrasja e vëllait të një dëshmitari kyç, Reduan B, dhe vrasja e juristit Wiersum. Ka nisur të dëgjohet gjithmonë e më shumë përkufizimi “Mocro Mafia”, thotë BBC, që është gjuhë e rrugës: të rinjtë marokenë e thërrasin njëri tjetrin “Mocro”. Megjithatë nuk janë vetëm marokentët të përfshirë në këtë valë krimi; ka dhe të rinj të rritur në zona të Amstersdamit, ku turistët nuk shkojnë kurrë, vazhdon shkrimi. Edhe përpara vrasjes së Wiersum, një raport i kryebashkiakut të Amsterdamit në muajin gusht e përshkruante kryeqytetin holandez si “ parajsën e kriminelëve të drogës”.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37