Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Lulzim Basha tha se opozita do të monitorojë me shumë vëmendje situatën ekonomike në vend, e cila sipas tij, me Aktin e fundit Normativ të Qeverisë për ndryshimin e buxhetit po shkon drejt recesionit.