Balluku pas mesnate në aksin Qafë Thanë-Pogradec: Akset të hapura dhe pa problematika
15/02/2021 10:57

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë inspektuar në mesnatë punën që po kryhet për mirëmbajtjen e aksit rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Aks i cili u përfshi nga një stuhi dëbore, duke bërë dhe të vështirë kalimin. Ministrja Balluku tha se pavarësisht stuhisë së dëborës, aksi është i kalueshëm falë punës së bërë nga kompania mirëmbajtëse, ashtu si dhe të gjitha akset e tjera në zonën juglindore të vendit, shkruan Atsh. “Jemi në majën e Qafës së Thanës dhe këtu ndodhen të gjitha borëpastrueset e kompanisë së mirëmbajtjes dhe jam këtu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Kemi ardhur për të inspektuar situatën. Akset janë të hapura nuk ka asnjë lloj problematike për sa i përket lëvizjes”,- thekson Balluku. “Duhet të jenë të gjithë drejtuesit e automjeteve të kujdesshëm, duhet përdorimi i zinxhirëve ose gomave të dimrit. Skuadrat e policisë ndodhen kudo në rajonin lindor për të menaxhuar trafikun. Intensiteti i borës në Qafë Thanë ka qenë i madh dhe për këtë arsye po punohet përgjatë gjithë natës për të mirëmbajtur këtë segment rrugor, ku duhet me patjetër zinxhirë ose goma dimri”,- njofton Balluku. “Aksi rrugor nga Tirana drejt Qafë Thanës dhe për më tutje drejt Pogradecit është i hapur, por duhen marrë zinxhirë apo goma dimri. Edhe akset rrugore në drejtim të Domosdovës e më tej janë të hapura. Falenderoj kompanitë e mirëmbajtjes për punën e bërë dhe deri të premten pritet kohë me temperatura të ulëta”,- tha Balluku Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se “për të menaxhuar situatë e gjithë policia në gatishmëri. Po ashtu të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë u ndaluan së qarkulluari për ti dhënë mundësi borëpastrueseve të pastrojnë nga bora rrugën, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të rrugëve. Duhet me patjetër përdorimi zinxhirëve apo gomave të dimrit për të qarkulluar. Pavarësisht punës intensive të borëpastreueseve sërish ka zona me prezencë ngrice dhe për këtë duhet patur kujdes. Puna është bërë intensive dhe mjaft efektive”,- nënvizoi Veliu.

Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51
Top Channel/ KLGJ: Duam para për sigurinë, Gjyqësori merr 37% më pak fonde nga sa kërkoi, SPAK…
05/11 12:22
Top Channel/ 31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia ndëshkon me nga 5 mijë lekë 31 protestues
05/11 12:21
Top Channel/ BE jep alarm për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pesticidet dhe cilësinë e qumështit
05/11 12:20
Top Channel/Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të…
05/11 11:53
Top Channel/‘Zv/kryeministren e keni me 5 akuza’, debate te Ekonomia Cara përplaset me socialistët
05/11 11:45
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, banorët tërheqin sendet me vlerë nga banesat
05/11 11:42
Top Channel/Shpërthimi në Elbasan, ‘Pallati i pabanueshëm’ Llatja: Banorët janë strehuar në…
05/11 11:41
Top News – ‘Plas’ te Shëndetësia! Spahia e Spahiu debatojnë për buxhetin
05/11 11:40
Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10