Ballkani Perëndimor/ 7 vendet anëtare të BE-së, thirrje Komisionit Evropian
19/11/2019 19:38

Shtatë vende anëtarë të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon. Në një letër drejtuar presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker, këto vende kërkojnë të tregojnë se pa Ballkanin perëndimor, konsolidimi i Evropës, nuk do të jetë i plotë. Për më tepër, nuk mund të ketë dyshime, se stabiliteti i qëndrueshëm, siguria si dhe vazhdimi i procesit të reformave në rajon mund të arrihet më mirë përmes integrimit evropian. Procesi i integrimit është instrumenti thelbësor për arritjen e këtij qëllimi, duke dhënë kështu një kontribut kyç ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Unionit. Për këtë arsye, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme. Nuk ka asnjë alternativë tjetër të aplikueshme ndaj anëtarësimit të plotë te vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse duam të mbrojmë me efikasitet interesat tona në rajon. Letra është firmosur nga ministrat e Jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Italisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ajo vjen në kohën kur propozimi francez për zgjerimin e BE-së është pritur me kritika. Qeveria gjermane u shpreh e hapur për ta diskutuar, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur. Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, thuhej në deklaratën e ekzekutivit gjerman. Franca ndërkohë, sipas Euobserver, pretendon se ideja e saj për një metodë të re zgjerimi po fiton mbështetje, duke nisur më së pari me atë të Danimarkës e Holandës, por edhe disa vendeve te tjera.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37