Një grup balenash vrasëse janë parë teksa sulmojnë e vrasin një peshkaqen, i cili kthehet më pas në ushqim për më ët vegjlit. Pamjet e filmuara përmes një droni janë realizuar pranë bregdetit të Monterey në Kaliforni. Në të tregohet se si balenat vrasëse të njohur ndryshe me emrin Orca realizojnë një sulm të koordinuar ndaj një peshkaqeni. Tre balenat vrasëse kanë qenë pjesë e një tufe prej 25 balenash, të cilat më pas janë vërsulur të gjitha për të ngrënë diçka nga mbetjet e peshkaqenit.