Disa ulëse dhe pjesë të avionit, sende personale përfshi valixhet dhe, ato që janë përshkruar si mbetje të trupave të njerëzve. Kjo është panorama e asaj çfarë zyrtarët egjiptianë dhe ata grekë thonë se kërkuesit kanë gjetur deri më tani në përpjekje për të lokalizuar avionin e fluturimit 804 të "EgyptAir", që është zhdukur orët e para të së enjtes në detin Mesdhe, teksa udhëtonte nga Parisi drejt Kajros.