Partitë e koalicionit në pushtet në Austri, SPO dhe OVP janë fitueset e zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse rezultatet paraprake të votimeve tregojnë se që të dyja ato kanë pësuar humbje të vendeve në parlament, aq sa në media e kanë cilësuar rezultatin më të keq në historinë e tyre, sërish do të vazhdojnë ta qeverisin vendin.