"Uji vlen më shumë se floriri," lexonin shumë nga pankartat e njerëzve në marshimin e protestës nga Kongresi i Argjentinës deri në pallatin presidencial të Buenos Aires, ku kërkohej që qeveria të sigurojë furnizimin me ujë të të gjithë popullatës, duke denoncuar minierat dhe industritë e tjera të mëdha që ndotin rezervat e ujit, duke u pasuruar në kurriz të popullit të thjeshtë.