Fundjava dhe e hëna e sotme e gjen Tiranën në ethet e protestë studentore. Kryefjala e këtyre ditëve ka qenë përplasja e protestuesve me uniformat blu. Ditën e shtunë dhe për shkak të pushimit të shkollave dhe të punëve, protestuesit ishin në një numër të madh. Përqendrimi ishte i madh dhe nga orët e para të mëngjesit, deri në mbrëmje, u panë përplasje të ashpra me policinë. Forcat RENEA u angazhuan në mbrojtje të kryeministrisë. Gjykata e Lartë u dogj. E diela nisi me largimin e gurëve nga trotuaret e bulevardit dëshmorët e kombit, megjithatë një masë e tillë nuk ndaloi protestuesit që të kishin përplasje të forta me policinë. Po ashtu, uniformat blu kaluan në skena të forta dhune shpeshherë. Sot situata ishte më e kontrolluar nga policia.