Maxhoranca miratoi e vetme tkurrjen e hartës teritoriale në më pak bashki, por opozita është përballë dilemës për kandidatët e saj në zgjedhje dhe rregullave të garës që do të dalë nga komisioni i reformës zgjedhore. Emri i Florjan Binajt është një prej shembujve që rikthen në diskutim mundësinë e kandidaturave jashtë politikës tradicionale, por a është opozita e gatshme të mbështesë figura të tilla, duke u dhënë atyre hapësirën dhe besimin për të përfaqësuar një front të gjerë opozitar Ndërkohë, reforma zgjedhore mbetet një tjetër pikë e rëndësishme për mënyrën se si opozita do të përfaqësohet në zgjedhje. Demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur ende dakordësinë, ndërsa komisioni i posaçëm ka afat deri më 30 nëntor.