Për 25 vjet, Tirana është drejtuar nga tre emra dhe dy kampe politike. Por këtë herë, në zgjedhje nuk vihet në provë vetëm pushteti, por edhe mënyra se si ai ushtrohet. Për Edi Ramën, dilema nuk është thjesht kandidati. Është formula e pushtetit. A do të kërkojë më shumë kontroll, apo do të pranojë të ndajë më shumë autoritet? Për Erion Veliajn, pas tri fitoreve radhazi, zgjedhjet mund të jenë testi i kapitalit të tij politik. A mund të ndikojë në përcaktimin e pasardhësit, apo votat e tij nuk kanë qenë personale dhe është votuar gjithnjë logoja e PS