Socialistët i qëndrojnë taksimit progresiv edhe në mandantin e tretë, por me një skemë të rishikuar duke rritur pragun e pataksueshëm. Për ekspertët e ekonomisë korrigjimi i saj është një hap pozitiv, por duhej me shpejt. Tatimi progresiv vlerësojnë ata duhet të aplikohet jo vetëm mbi pagat, por mbi të gjitha llojet e të ardhurave, në mënyrë që të sjellë përfitim për individët dhe buxhetin.