Alkooli, 44 viktima në timon/ Një e katërta e viktimave nga aksidentet ishin të dehur
06/11/2019 19:50

Të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore tregojnë që për periudhën Janar Shtator të këtij viti, janë regjistruar 157 të vdekur në të gjithë vendin. Nga këta, 44 kanë humbur jetën për shkak se kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit. Pra, pothuajse një në katër persona ka vdekur pikërisht për këtë shkak. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, thotë se policia ka gjetur vetëm pikën fundore me arrestime e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, duke mos i dhënë zgjidhje problemit. “Sipas ligjit, kush drejton mjetin në gjendje të dehur arrestohet dhe çohet në komisariat, mbahet 72 orë, del përpara gjyqit dhe më pas lirohet. Kjo ka pasoja financiare tek familjarët, sepse po arrestohet një person. Dhe kur arrestohet një familjar, e gjithë familja është në ankth”,ka thënë Gëzim Hoxha. Hoxha, jep idenë që në vendin tonë duhet ndjekur disa praktika botërore, si me rastet e lokaleve që tregtojnë alkool. “Në çdo lokal që tregtohet alkool duhet vendosur një pajisje në dalje e cila tregon nivelin e konsumit të alkoolit. Për çdo person që do të drejtojë mjetin”, shton Hoxha. Por krahas përdorimit të alkoolit, një fenomen tjetër i rrezikshëm është ai i përdorimi të celularit në timon, i cili në jo pak herë ka shkaktuar viktima. Për ekspertin Gëzim Hoxha, celulari është burim serioz i aksidenteve çka i shkakton drejtuesit humbjen e kontrollit të mjetit. “Nëse ai për dy tre sekonda humb logjikën, dhe e ka pasur pak timonin të prerë, për këto dy tre sekonda ai ka bërë 70 metra dhe praktikisht ka rënë në humnerë. Unë kam një rast, kur në një aksident shkon policia rrugore, gjen që në celularin e të aksidentuarit fliste dikush në anën tjetër. Fakteqësisht djali kishte humbur jetën”, ka thënë Hoxha. Rasti me i fundit i humbjes së jetës nga përdorimi i celularit, ishte 30 vjeçari, Erjon Beli, i cili u përplas më një bordurë në rrugën Plepa Shkozet. Beli po kthehej nga një lokal tallavaje ku edhe këndonte dhe në momentin e përplasjes ishte me celular në dorë. Për këtë çështje, policia e ka të vështirë të prodhojë statistika, për shkak se në vendngjarje nuk ka prova të fiksuara që të përcaktojnë shkakun e aksidentit.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48