AKU bllokon helmet e ndaluara/ U kapën në doganën e Hanit të Hotit, kthehen mbrapsht
18/11/2019 19:35

Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ktheu në vendin e origjinës pesticidin TILT 250 EC. Ky fungicid ka qenë pjesë e listës së produkteve të mbrojtjes së bimëve deri në vitin 2018, pavarësisht kësaj ai u tentua të futej në Shqipëri vetëm tri ditë më parë ku inspektorët e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit morën vendimin ta kthenin atë në vendin e origjinës. “Në pikën doganore të Hanit të Hotit, në kuadër të aksionit zyrtar të kontrollit rigoroz është evidentuar një sasi pesticidesh, të cilat nuk ekzistojnë në listën e pesticideve të miratuar në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast janë marrë masa është njoftuar subjekti si dhe është bërë bllokimi dhe kthimi i këtij pesticidi në origjinë, ku ishin 800 litra”, ka thënë Azbi Arapi. Fermerët shqiptar më të drejtë shumë herë janë ankuar për cilësinë e dobët të farave që vijnë në Shqipëri. Kësaj herë ka qenë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit që faktuar një gjë të tillë. “Gjithashtu në kuadrin e sezonit të mbjelljeve, inspektorët e terrenit në farmacitë bujqësore janë marrë kampione të farave të grurit dhe kemi evidentuar që 22.52 ton farë gruri është poshtë fuqisë mbjellëse, tani jemi në procedurat e asgjesimit”, ka thënë Arapi. Nëse i referohemi buletinit statistikor të inspektimeve të realizuar nga AKU gjatë një periudhë kohore nga janari i vitit 2019 e deri më tani janë asgjësuar afërsisht 453 mijë ton ushqime jashtë standardit.

Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26