Disa dekada gjueti ilegale dhe zvogëlim i habitatit, kanë gjymtuar popullatat e elefantëve në të gjithë Afrikën, jepnin sot alarmin konservacionistët e natyrës, duke paralajmëruar se kafshët madhështore të pyjeve tropikale janë një hap larg zhdukjes. Popullata e tyre e mbetur, gjendet tashmë kryesisht në Gabon e Republikën e Kongos.