Aksidentet ajrore/ Shefi i “Boeing” jep dorëheqjen
23/12/2019 20:10

Boeing ka njoftuar se drejtori i tij ekzekutiv, Dennis Muilenburg, ka dhënë dorëheqjen. Lëvizja vjen më pak se një javë pasi prodhuesi i avionëve tha se do të ndalonte përkohësisht prodhimin e modelit 737 max në janar. Prodhimi i avionëve ka vazhduar pavarësisht se modeli është ndaluar në tokë prej nëntë muajsh pas dy aksidentesh vdekjeprurëse. “Bordi i drejtorëve vendosi që një ndryshim në lidership është i nevojshëm për të rikthyer besimin tek kompania dhe për të bërë përpara ndërsa përpiqemi të riparojmë marrëdhëniet me rregullatorët, klientët dhe të gjithë aksionistët e tjerë”, thuhej në një deklaratë të Boeing. Më shumë se 300 persona humbën jetën kur dy avionë “Boeing” 737 max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi pasi kishin raportuar probleme me një opsion të ri. E gjithë flota e avionëve 737 max është ndalur në tokë që nga marsi. Kompania shpresonte që avionët e saj të ktheheshin në fluturim në fund të këtij viti por rregullatorët amerikanë bënë të qartë se nuk do të certifikonin kthimin kaq të shpejtë në qiej. Që atëherë Boeing ka thënë se po rregullon softwerin dhe ka rishikuar procedurat e tij të kontrollit. Zyrtarët e sigurisë ajrore që kanë hetuar aksidentet kanë identifikuar një sistem të kontrollit automatik në avion, si faktor në të dyja rastet. Boeing ka thënë se sistemi, që varet tek një sensor i vetëm, merr të dhëna të gabuara, që bëjnë që të anashkalohen komandat e pilotit dhe të shtyjnë avionin poshtë.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37