Agimi i artë, arrestohen 36 anëtarë/ U dënuan në gjykimin e partisë në Athinë
23/10/2020 12:22

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Arte Nikos Mihaloliakos i cili është shfaqur i papenduar edhe ne momentin e fundit, bashke me 35 nga 50 te dënuarit prej drejtësisë greke, janë dorëzuar ose janë arrestuar nga policia mbrëmjen e se enjtes pas vendimit përfundimtar te Gjykatës se Apelit e cila nuk pranoi masat lehtësuese. Nikos Michaloliakos, udhëheqësi i AA: Jam krenar që po më dërgojnë në burg për idetë e mia. Një ditë ,disa do të pendohen për këtë vendim. Do të shfajësohemi nga historia dhe populli grek. Giorgos Germenis, i dënuar ish-deputet i AA: Nuk e pranoj vendimin e gjykatave. Jam 100% i pafajshëm. Thjesht ndihmoja njerëzit. Kjo gjykatë është një absurditet, një teatër. Ky vendim historik qe çon ne qeli grupin drejtues te kësaj organizate kriminale si dhe bashkëpunëtoret e tyre i jep fund gjyqit me te rëndësishëm ne historinë greke te pasluftës. Jashte burgut mbetet ende perkohesisht Gianis Lagos, eurodeputet i AA për te cilin duhet te kryhen procedura te tjera tepër te gjata qe i drejtohen ne fillim PE dhe me pas gjykatave atje. Gjithashtu është shpallur ne kërkim dhe nje prej udhëheqësve kryesore neonaziste, Christos Pappas, qe ka deklaruar nëpërmjet avokatit te tij se nuk ka dëshire te dorëzohet, ndërsa ka krijuar reagime fakti qe nuk dihet ku ndodhet, pasi gjithë te akuzuarit ishin nen survejimin e policisë. E mallëngjyer ka pritur perseri vendimin përfundimtar nena e antifashistit Pavlos Fyssa viktime e vrasësit Georgios Rupakias, neonazistit qe u dënua me burgim te përjetshëm dhe disa vite te tjera heqje lirie. Chryssa Papadopoulou, avokate e familjes Fyssas: Eshte një fitore e drejtësisë për familjen e Pavlos, është një një fitore e drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës naziste në Greqi. Ndërsa për 12 te akuzuarit e tjerë, 5 prej te cilëve ish deputete janë pranuar masat lehtësuese dhe i shpetojne burgut, 36 te arrestuarit marrin sot urdhrin e burgimit nga prokurori, me pas futen ne karantine 14 ditore , bazuar në protokollet aktuale shëndetësore për shkak të pandemisë dhe vetëm atëherë do të transferohen në të paktën 4 burgje të ndryshme jashtë Athinës.

Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49