A•Live•Night | Arilena Ara, 30 Prill ora 21:00 në Top Channel!
19/04/2022 17:44

A.Live.Night është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 Episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore. Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liço.