Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 168 persona të prekur nga covid në orët e fundit. Po ashtu kanë ndërruar jetë 4 persona. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.