334 të arrestuar në Itali/ Operacioni i policisë kundër Ndrangetas, në pranga edhe një ish-deputet
19/12/2019 18:53

334 persona janë arrestuar, mes tyre dhe një kolonel policie e një ish-deputet, gjatë një operacionin blic në Itali kundër Ndranghetës së konsideruar si grupi më i fuqishëm mafioz i vendit fqinj. Goditja më e fortë në vite që i jepet organizatës famëkeqe u shtri në zona të ndryshme, përfshirë Vibo Valentian, Veneton, Lombardinë e Toskanën. Rreth 2.500 policë dhe parashutistë të ushtrisë morën pjesë në atë që cilësohet si spastrimi më i madh që prej procesit të Palermos në vitet 1986-1987, kur u gjykuan 475 të dyshuar. Prokurori Nicola Gratteri sqaroi se për shkak të rrjedhjes së informacioneve, disa prej bosëve të mafias e dinin që përpara se po planifikohej një operacion masiv. “Për këtë arsye”, u shpreh Gratteti”, u detyruam ta afronim atë më 24 orë, dhe kjo na krijoi probleme jo të vogla logjistike“. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe asete me vlerë 15 milion euro. 70 prej të ndaluarve po mbahen në arrest shtëpie. Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese tha se kjo është padyshim “një goditje tmerrësisht e fortë për ‘Ndranghetan”. Në mesin e të arrestuarve është dhe Giancarlo Pittelli, një avokat i njohur dhe ish ligjvënës i partisë së Silvio Berluskonit, Forza Italia. Sipas prokurorit Gratteti, 66 vjecari Pittelli i kishte ndihmuar pjesëtarët e grupeve kriminale të siguronin qasje tek “politikanët dhe profesionistët më influencë”. Në pranga kanë përfunduar gjithashtu avokatë, llogaritarë dhe zyrtarë të tjerë.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37