1500 shtëpi në rindërtim/ Veliaj: Pjesa më e madhe përfundon para vitit të ri
24/11/2020 15:24

Familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, iu gëzua sot një banese të re, shumë herë më e madhe dhe më e mirë se shtëpia e vjetër, e cila u prish nga tërmeti një vit më parë. Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re, duke përmbyllur kështu, të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit.Kryebashkiaku Veliaj tha se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar. “Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj. Ndërkaq, këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja. “Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës kaluan me VKM-të e reja. Në Kombinat do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët, për të sqaruar mënyrën se si do të funksionojë lagjja e re. Ne besojmë se do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe që të premten ose të shtunën fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur banesat nga gjërat e vlefshme”, theksoi Veliaj. Rindërtimi po vazhdon me po të njëjtin ritëm si në Tiranë, ashtu edhe në zonat e tjera të vendit.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17