E enjte, 27 Shkurt 2020
14:23
“Indiana Jones 5”, Stiven Spielberg “braktis” sagën

Pasi ka drejtuar katër kapitujt e mëhershëm të sagës, nuk do të jetë steven spielberg ai që do të drejtojë Indiana Jones 5.

14:16
Thaçi: Kosova angazhohet për marrëveshjen finale të paqes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Uashington shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

14:04
Byroja Kombëtare e Hetimit/ Vazhdon intervistimi i kandidatëve për drejtimin e saj

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi sot edhe për procesin e intervistimit të kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

14:01
Moti i keq në Durrës/ Vonesa në nisjen e trageteve. Dy u përplasën në port

Gazetarja Vali Qyrfyci raportoi sot nga porti i Durrësit .

13:58
Bora vështirëson qarkullimin në rrugët e Kosovës

Reshjet e borës që kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm kanë krijuar një varg makinash në aksin Prishtinë-Pejë.

13:57
Aktorja kosovare me famë botërore dekorohet me urdhrin francez “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

Aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi, u nderua mbrëmë me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga Republika e Francës.

13:54
“Me qeverinë gjermane po bashkëpunojmë edhe për mobilitetin”, Veliaj takon delegacionin gjerman

Tirana dhe Landi i Nordrhein-Westfalen në Gjermani do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e transportit dhe të ekonomisë.

13:51
Reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit/ Qarkullimi me zinxhirë, mungon energjia në fshatra

Moti i keq përfshin në mesditë edhe qarkun e Elbasanit. Reshje dëbore janë regjistruar në malësitë e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Prrenjasit.
Mbulohen nga dëbora po ashtu edhe Gjinari e Zanalina në Elbasan.

13:41
Reshjet e dëborës në Korçë/ Këshillohet për kujdes në rrugë

Reshjet e bores në qarkun e Korçës kanë filluar prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore ndërsa në qytet ka patur reshje shiu.

13:36
Koronavirusi/ Emigranti shqiptar nga Torino: Është gjithçka e mbyllur!

Italia është një nga vendet evropiane më të prekura nga koronavirusi. Aktualisht numërohen 14 viktima dhe 528 të prekur.

13:24
Shahini: Orë edukuese nëpër shkolla për parandalimin e përhapjes së viruseve

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja Besa Shahini nënvizon faktin se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).

13:17
Lëvizje në policinë e Durrësit. Ja kush kalon në krye të komisariatit

Lëvizje në policinë e Durrësit.

13:00
Koronavirusi në Evropë/ 14 viktima në Itali, zgjerohet harta e vendeve me të infektuar

Numri i rasteve të koronavirusit në Itali ka shkuar në 528 dhe viktimat 14 ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

12:48
Karantina do të jetë në Durrës/ Shtëpia e pushimit do të shërbejë për të izoluar rastet me koronavirus

Kryeministri Rama ka mbledhur Komitetin e sigurisë kombëtare në lidhje me situatën e Koronavirusit në vendin tonë ku jo vetëm ka konfirmuar publikisht se ende nuk ka asnjë rast në Shqipëri, por një kohësisht ka publikuar edhe vendin ku do të jetë karantina në momentin që do të regjistrohet rasti i parë i prekur nga Covid 19.

12:46
Rama: 97 përqind e të prekurve shërohen. Nuk jemi para një murtaje mesjetare

Menjëherë pas kthimit nga Moska kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirusit në vend.

12:39
Koronavirusi/ Rama: Sipas OBSH-së, Shipërinë e ka prekur infodemia

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë për koronavirusin, kryeministri i vendi, Edi Rama deklaroi se Shqipërinë e ka prekur infodemia (epidemia e lajmeve të rreme, të pakonfirmuara), por sipas tij, siç ndodh shpesh në vendin tonë, situata infodemike është shfaqur në më shumë se në një formë.

12:38
E konfirmuar! 3 raste nga koronavirusi në Greqi

Tashmë është e konfirmuar, janë 3 raste me koronavirus në Greqinë fqinje.

12:30
Luftë për pushtet mes Ramës dhe presidentit? Meta: Pse po i drejtohem popullit…

Në një intervistë për “Euronews”, presidenti Ilir Meta thekson se në 2 mars do të mbahet manifestimi mbarëkombëtar dhe paqësor në mbrojtje të demokracisë.

12:27
Përreth botës me biçikletë/ Argjentinasi vjen në Vlorë. Udhëton drejt Katarit

37 vjecari Matias Havier ka udhëtuar nga Argjentina deri në Vlorë. Ai thotë se ka përshkruar 91 mijë kilometra me biçikletë.

12:13
Të dënuar për vrasje/ Kush janë tre subjektet e radhës së OFL

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

12:10
Rindërtimi i shtëpive, përcaktohen zbatuesit e projekteve

Të premten më 28 shkurt është afati i fundit që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti të plotësojnë formularët për të përfituar nga programi i rindërtimit.

12:09
Dosjet stok në Gjykatën e Lartë/ Ja sa ka shkuar numri deri tani

Sot u mblodh Këshilli i lartë Gjyqësor për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

12:00
Pompeo: Krimeja është Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni “nuk i njeh dhe nuk do t’i njohë kurrë” pretendimet e Moskës ndaj rajonit ukrainas të Krimesë.

11:51
Selanik/ Dyshohet me koronavirus edhe fëmija i 38-vjeçares së infektuar, mbyllet bashkia dhe shkolla e të miturit

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.

11:39
Masat në portin e Vlorës/ Pasagjerët italianë: Mos bëni panik

Mëngjesin e së enjtes më tragetin e linjës Brindisi Vlorë kanë mbërritur 118 pasagjerë.

11:35
Gjykata e Lartë/ Flet dhe kandidati i tretë: Kam pasur shumë dilema në jetë…

Këshilli i Lartë Gjyqësor përfundoi procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, dhe i fundit ishte Ilir Panda.

11:25
“Vetë-izolim për dy javë në shtëpi”/ Ministria e Shëndetësisë thirrje për ata që vijnë nga zonat me koronavirus

Të gjithë shtetasit të cilët kthehen nga Italia në Shqipëri  kryesisht nga zonat ku janë regjistruar persona të prekur nga koronavirusi duhet të vetëkarantinohen edhe nëse në aeroport apo pikat kufitare nga vijnë janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur asnjë simptom.

11:21
Ekskluzive/ 2 Marsi, presidenti Meta kërkon Besëlidhje edhe mes ndërkombëtarëve

E ndërsa Besëlidhja, Kuq e Zi e 2 Marsit, thirrur nga presidenti Ilir Meta po afron, kreu i shtetit është hedhur në një ofensivë takimesh me ndërkombëtarët.

11:06
Vritet dhe i digjet trupi ish-luftëtarit të UÇK-së

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Zahaq të Pejës. Rastin e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.

11:03
Mitsotakis uron Kurtin, ka edhe një porosi për të

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telegram urimi nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e zgjedhjes si kryeministër, i cili i uron suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

10:57
Vendet në Gjykatën e Lartë/ Sadushi: Ka nevojë për strategji, kam përvojë të gjatë pune

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, dhe i pari që është pyetur është Sokol Sadushi.

10:55
Kandidati nr.2/ Ervin Pupe para KLGJ-së: Gjykata e Lartë të krijojë doktrinë, besimi është reduktuar ndjeshëm

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të intervistojë dhe miratojë pikëzimin përfundimtar të 3 kandidatëve, sa i takon plotësimit të Gjykatës së Lartë, për t’ia dërguar më pas Presidencës për emërim.

10:48
Njihuni me propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor, duke filluar nga testi i “idiotit”

Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

10:45
Maliq/ Po transportonin 8 shtetas të huaj, 4 persona në pranga dhe 1 në kërkim

4 shtetas kanë rënë në pranga në Maliq dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 8 shtetas të huaj.

10:38
Man. City ‘pushton’ Madridin/ Lyon befason Juven

Manchester City merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Realit të Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së kampioneve.

10:33
“Pendohem”/ Mbyti në një kovë me ujë vajzën 2-vjeçare, gruaja dënohet me 18 vite burg

Ditën e djeshme, një nënë e dy fëmijëve në Brookly-n u dënua me 18 vite burg pasi mbyti në banjën e shtëpisë, saktësisht në një kovë me ujë vajzën e saj 2-vjeçare, Melody Zheng-un.

10:25
Koronavirusi në Kosovë/ Informohen nxënësit në shkolla

Rëndom nga çdo ditë tjetër, sistemi arsimor të mërkurën ia ka kushtuar disa minuta informimit të fëmijëve për koronavirusin.

10:17
Koronavirusi/ Shërohen 3 pacientë në Romë, ilaçi kundër Ebolës i jep shpresë mjekësisë

Teksa në Italinë fqinje, 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 456 të tjerë kanë mbetur të infektuar, një lajm i gëzueshëm ka lënë vend për shpresë!

10:12
Besnik Cani shkarkohet nga detyra/ KPA: Cënoi besimin e publikut te drejtësia

Është dhënë vendimi përfundimtar për çështjen e Besnik Canit, anëtar i KLP. KPA ka vendosur për shkarkimin e tij.

10:02
“S’jemi të detyruar, por kemi zgjedhur…”, ambasadorja amerikane citon kryeministrin Rama

Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka cituar pjesëza të fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së djeshme në Moskë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

09:58
“Siguria Rrugore 2020″/ Balluku: Detyrë që duhet të jetë në fokusin tonë çdo ditë

Në Konferencën e Nivelit të Lartë, “Siguria Rrugore 2020” foli edhe ministrja e Energjitikës Belinda Balluku.

09:46
Bilanci botëror i koronavirusit! 2,807 persona kanë humbur jetën e ndërsa 82,222 janë infektuar

2,807 persona kanë humbur jetën e ndërsa 82,222 janë infektuar- ky është bilanci aktual në mbarë botën sa i takon koronavirusit.

09:46
Ndryshimet në kodin e ri rrugor/ Lleshaj: Do marrim masa të forta, koha që të zbatohet një model europian

Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

09:29
(VIDEO) Mungesë ushqimesh në supermarket, dy të rinjtë në Itali zihen me grushte

Teksa në Itali numërohen aktualisht 12 viktima dhe 456 të infektuar me koronavirus duket se paniku ka përfshirë dashur padashur mbarë vendin.

09:28
Durrës/ Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

09:19
Gjykata e Lartë me anëtarë të rinj për një muaj/ Sot jepet vlerësimi, 3 kandidatë në garë

Procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë me tre gjyqtarë, është drejt fundit; një garë kjo në të cilën gjenden tre kandidatë; Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

09:16
Bulqizë/ Nisin me intensitet të lartë reshjet e dëborës

Në Bulqizë rinisin reshjet e dëborës. Raportohet se i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e deborës.

08:58
Koronavirusi nuk ndalet! Regjistrohet rasti i parë në Danimarkë, Norvegji, Estoni

Harta e shtrirjes së koronavirusit sa vjen dhe zgjerohet. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.

08:52
Me kapele policie dhe armë pa leje/ Arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës.

08:47
Gjermani/ Merz shpjegon kursin e tij: “Kjo nuk është një zhvendosje në të djathtë”

Kandidati për kryesinë e CDU-së, Friedrich Merz i ka hedhur poshtë pretendimet se ai dëshiron ta zhvendosë CDU-në në të djathtë. Askush në parti nuk e dëshiron këtë, tha ai.

08:32
U kapën me lëndë narkotike, tre të arrestuar në Gramsh

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën me lëndë narkotike.

08:32
123 vite nga botimi i “Alfabetares së gjuhës shqipe”

Sot kujtojmë botimin e “Alfabetares së gjuhës shqipe”, i cili u botua më 27 shkurt 1897. Për ta kuptuar rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori.

08:24
Flavio Qarri live në emision: Do doja Roza Latin për grua

Flavio Qarri është një ndër gazetarët dhe moderatorët më interesantë të ekranit, i cili shquhet për sinqeritetin e tij. I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur se pse deri më tani nuk ka vendosur të martohej, ai ndër të tjera është pyetur se kë do donte për grua nga vajzat që ishin në panel.

08:21
Një shkëndijë mes Lorenc Hasramës dhe Isida Mollaymerit? “Po ta dija më herët që ti ekzistoje, ti do…”

Lorenc Hasrama është një ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar.

08:16
Pompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

08:13
I kërkoi të bëjë fëmijë me të, plas debati keq mes Laert Vasilit dhe Enida Bozhekut

“Më mirë beqar/e apo i/e martuar” ka qenë pikërisht kjo tema që është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

08:10
Presidenti slloven emëron Janez Janshën kandidat për kryeministër

Presidenti slloven, Borut Pahor, të mërkurën, emëroi ish-kryeministrin, Janez Jansha, kandidat për kryeministër të ri dhe i kërkoi parlamentit të konfirmojë emërimin e tij, raporton Reuters.

07:54
Stuhi shiu dhe dëbore, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

07:27
Ndryshon bilanci/ Rritet numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirus

Kina ka publikuar përditësimin e saj të përditshëm për përhapjen e virusit ku ajo që bie në sy është se bilanci po vazhon dhe rritet.

07:12
Koronavirus/ Arabia Saudite nuk lejon vizitat në Mekë dhe Medine

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medine. Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

07:01
Bebe Rexha, rrëfimi/ Këngëtarja: Jam bipolare

Bebe Rexha ka folur për të parën herë hapur mbi sëmundjen nga e cila vuan, ç’rregullimin bipolar, duke thënë se askush nuk duhet të ndihet i turpëruar prej saj. Ylli i popit, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, rrëfeu se kjo sëmundje të sjell luhatje të forta humori, e të bësh të kalosh nga një ekstrem në tjetrin.

06:38
Mjeku francez: Ilaçi kundër Coronës egziston dhe është shumë i lirë!

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi. Kështu është shprehur të martën për AFP-në Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez.

06:30
Lëng me limon dhe xhinxher, toniku natyral i imunitetit

Një nga masat parandaluese që ISHP ka sugjeruar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar. Në këtë periudhë zgjidhja perfekte për të ndejtur të hidratuar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës. AgroWeb.org ju sygjeron një nga recetat e pijeve më të shëndetëshme që do t’ju shoqërojë përgjatë këtyre ditëve ku viruset duket se po përhapen në mënyrë shqetësuese.

06:09
A mund të përhapet koronavirusi nëpërmjet ushqimit?

Autoritetet shqiptare konfirmojnë se deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të koronavirusit, megjithatë, ata rekomandojnë kujdes të shtuar nga ana e popullatës së gjerë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore të globit po përballen me një epidemi të mirëfilltë disinformimi që nxit panikun mes njerëzve.

05:45
Habit Laert Vasili,zgjedh Flavio Qarrin për grua, ky i fundit i kthehet: Je gay!

Laert Vasili ka qenëi ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur se pse ka refuzuar të martohet deri më tani dhe si është më mirë të jesh single apo i martuar.

05:31
Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Iran

Ministria e Shëndetësisë në Iran thotë se numri i vdekjeve të raportuara si pasojë e shpërthimit të kornovirusit të ri ka arritur në 19. Zëdhënësi i ministrisë, Kianush Dschahanpurat, tha se gjithsej 139 persona janë testuar si pozitiv në testin e koronavirusit.

05:02
Protesta kundër hapjes së qendrave të ndalimit për migrantë në Greqi

Dhjetra policë grekë janë lënduar në përpjekje për të ndalur protestat e banorëve, në dy ishuj në lindje të Greqisë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për ndalimin e migrantëve. Ishujt e Detit Egje të Greqisë janë një pikë kryesore e hyrjes për migrantët që kërkojnë jetë më të mirë në Bashkimin Evropian.

04:36
Raporti/ Rriten me 13% kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Agjencia Eropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), njoftoi se kërkesat për azil në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u rritën me 13 për qind në 2019 në krahasim me një vit më parë. Në “Raportin vjetor 2019 për Situatën e Azilit në BE” të publikuar nga EASO janë dhënë informacione rreth aplikimeve për azil dhe fluksin e refugjatëve në vendet anëtare.

04:07
Kroacia konfirmon rastin e tretë me koronavirus

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirusin e ri. Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile. I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë. Më herët, Maqedonia e Veriut, konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

03:40
Zelenskiy: 26 shkurti, dita përkujtimore për Krimenë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka nxjerrë një dekret që përcakton 26 shkurtin, ditë përkujtimore për të shënuar aneksimin e rajonit të Krimesë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014.

03:09
Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

Lufta për kryetarín e ri t të CDU kalon në një fazë vendimtare. Pas Norbert Röttgen-it, kanë njoftuar gjithashtu kandidaturën e tyre Armin Laschet-i dhe Friedrich Merz-i. Nga ekip të përbashkët kemi luftëtarë të vetmuar.

02:41
SHBA: Kandidatët demokratë vënë në shënjestër rivalin Bernie Sanders

Senatori amerikan Bernie Sanders ishte në shënjestër të rivalëve të tij për emërimin presidencial demokrat në debatin e fundit televiziv të mbajtur të martën në Çarleston të Karolinës së Jugut. Sanders është kryesuesi i garës në nivel kombëtar pas fitoreve në tre zgjedhjet e para paraprake, por rivalët e tij thonë se socialisti i vetëshpallur demokrat do të humbiste ndaj presidentit republikan Donald Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit. Korrespondenti Richard Green i Zërit të Amerikës njofton.

02:22
Ligjvënësit kritikojnë Pentagonin lidhur me buxhetin për mbrotjen

Ligjvënësit amerikanë kritikuan të mërkurën vendimin e Pentagonit për të zhvendosur rreth 4 miliardë dollarë nga buxheti i mbrojtjes, për të financuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Ata thanë se ky veprim është një anashkalim i autoritetit të Kongresit dhe mund të ndikojë në aftësinë e ushtrisë për të riprogramuar fonde në të ardhmen.

01:55
E konfirmojnë autoritetet, Turqia e paprekur nga koronavirus

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se në Turqi ende nuk është regjistruar ndonjë rast i konfirmuar i koronavirusit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë kurrë raste. Koca komentoi edhe kthimin e shtetasve turq nga Irani, ku tha: “Lehtësisht mund të themi se asnjë nga rezultatet e udhëtarëve tanë nuk është pozitiv (për koronavirus), ata janë të gjithë negativë.”

01:36
Roza Lati tregon propozimin ideal që do donte për martesë, e ndërpret Rita dhe i kthehet: Na çave…

Roza dhe Rita Lati janë ndër figurat më të këndshme dhe më karizmatike të ekranit. Ato padyshim kanë një marrëdhënie perfekte qëçdokush i ka zili.

01:19
Tronditet Amerika/ Sulm me armë në një kompani, 5 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmëndja është drejt koronavirusit. Një sulm me armë ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, shkruajnë mediat amerikane.

00:42
Laert Vasili pranon se është i lidhur prej gati 5 vitesh dhe ju nuk do ta besoni se kush është ajo

Më mirë beqar apo në një marrëdhënie ka qenë pikërisht kjo tema qëështë diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Një ndër të ftuarit ishte edhe aktori i njohur Laert Vasili, i cili ka shkaktuar jo pak zhurmë në studio.

00:27
Lyon mposht Juventusin, ja me çfarë note vlerësohet Ronaldo

Lyon surprizoi Juventusin. Francezët fituan me rezultatin 1-0 në shtëpi duke iu bërë më të vështirë italianëve kualifikimin.

E mërkurë, 26 Shkurt 2020
23:46
Real Madrid mposhtet në shtëpi nga Manchester City, njihuni me notat e lojtarëve

Real Madrid u mposht me përmbysje nga Manchester City. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola fitoi në Bernabeu me rezultatin 1-2.

23:04
Manchester City përmbys Realin, Lyoni surprizon Juven!

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij fitojnë me përmbysje në Santiago Bernabeu në sfidën e 1/8-ave të Champions League dhe hedhin një hapin të sigurtë drejt avancimit në çerekfinale. Pas një pjese të parë shumë të luftuar por pa gola, ishte Reali që zhbllokoi shifrat me Iscon në minutën e 60-të, por në harkun e 5 minutave nga e 78-ta në të 83-ën City shënoi dy herë me Gabriel Jesus dhe me një penallti të kthyer në gol nga lojtari më i mirë në fushë Kevin De Bryune. Në të 86-ën Reali mbeti edhe me një lojtar më pak pasi kapiteni Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari italian Orsato dhe do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit. Bëri surprizën Lyoni që me një gol të Tousart në minutën e 31-të, mposhti 1-0 Juventusin duke ia vështrisuar sëtepërmi çështjen e kualifikimit skuadrës së Sarrit.

22:37
Rastet e koronavirusit konfirmohen edhe në Pakistan

Dy raste të koronavirusit janë konfirmuar në Pakistan, konfirmoi ministri i shëndetësisë i vendit.

22:14
Shkon në 18 numri i të prekurve në Francë

Një rast i ri i koronavirusit është konfirmuar në Francë duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 18.

22:13
Itali/ Rritet frikshëm numri i të prekurve nga Koronavirusi. Shifrat e fundit

Italia është bërë një nga shtetet më të alarmuara sa i përket Koronavirusit në ditët e fundit dhe numri i të prekurve  është rritur ndjeshëm.

22:08
Koronavirusi/ Ja kush është shteti i fundit evropian në të cilën është regjistruar rasti i parë

Norvegjia është bërë vendi i fundit evropian që regjistroi një rast të koronavirusit.

21:53
Fabrika në Turqi ndryshon profilin, nga prodhimi i tekstileve, në veshje mbrojtëse ndaj koronavirusit

Një fabrikë në Turqi, e cila merret me prodhimin e tekstileve (pantallona, pallto, xhaketa) ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre dhe të nisë që të prodhojë veshje mbrojtëse nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme prej shpërthimit të koronavirusit.

21:44
Panik në Gjermani/ Çifti me Koronavirus kishte marrë pjesë në festën e karnavaleve, vizituan edhe Holandën

Një çift gjerman që kanë kontraktuar koronavirusin kishin marrë pjesë në festimet lokale të karnavaleve dhe gjithashtu vizituan Holandën në 10 ditë para se të diagnostikoheshin, thanë zyrtarët të mërkurën.

21:44
Eksperti i OBSH jep alarmin: Bota nuk është e gatshme për pandeminë e koronavirusit Convid-19

Vendet jashtë Kinës nuk janë të gatshme akoma të përballojnë pandeminë e coronavirusit.

21:36
Kapet vrasësi i studentes, shkoi në funeralin e saj me gërvishtjet e përleshjes

Një burrë është arrestuar për vrasjen e përdhunimin e një studenteje 20-vjeçare, pasi shkoi në funeralin e saj me shenjat e përleshjes në qafë.
Familjaret dhe miqtë e Marbella Valdez Villarreal dhanë alarmin kur i panjohuri po sillet në mënyrë të çuditshme dhe u afrua për të prekur arkivolin.

21:29
Trageti i linjës Durrës-Ankona, përplaset me atë të linjës së Bari-t

Moti i keq ka shkaktuar një incident në portin e Durrësit, por fatmirësisht pa probleme.

21:19
I moshuari bie në dysheme, mjeku kinez injoron koronavirusin, heq maskën dhe i ofron frymëmarrje artificiale

Një mjek kinez është kapur nga kamera duke realizuar frymëmarrjen artificiale, një pensionisti të zbehur në një dyqan, megjithese në mes të epidemisë së koronavirusit vrases.

21:06
Tërmet i vogël në Shijak, lëkundjet ndjehen në Tiranë

Një tërmet i lehtë me magnitudë 3 i shkallës rihter sapo ka rënë në Shijak.

21:00
9 vjeçari autik tenton të varë veten, priti një vit për ndihmë profesionale

Një nënë e dëshpëruar britanike ka përshkruar së fundmi momentet e rënda kur biri i saj nëntë-vjeçar autik ulërinte se donte të vdiste, teksa përpiqej të varte veten.

20:52
Kamberi për herë të parë titullar tek Rangers, kalon në 1/8 e Europa League

Florian Kamberi ka nisur për herë të parë një sfidë si titull me ekipin e tij Rangers. Ai u aktivizua në fitoren 0-1 në fushën e Bragës, ndeshje e cila vlente për Europa League.

20:33
Fotot e Jennifer Lopez në bikini frymëzojnë qindra mama të tregojnë trupin e tyre

Nëna nga e gjithë bota raportohet se janë frymëzuar nga pamjet në bikini të trupit të tonifikuar të Jennifer Lopez për të treguar pa frikë e me krenari format e tyre.

20:30
HEC-et në zona të mbrojtura/ Mjedisi, kundër ndërtimit të HEC në Dragostunjë

Hidrocentralet nuk duhet  të ndërtohen në zonat e mbrojtura, ndërsa janë të ndaluara me ligj në Parqet kombëtare.

20:28
Teatrin do e ndërtojë Bashkia, fondet do t’i kërkohen qeverisë

Tirana do të ketë një teatër të ri modern, që plotëson të gjitha kërkesat e komunitetit të artistëve. Në një lidhje direkte për Top Channel, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se qeveria dhe bashkia kanë marrë përsipër të ndërtojnë me fondet e tyre teatrin e ri, pasi kërkesat e reja shtesë nga artistët nuk plotësoheshin dot nga kompania.

20:25
Mjekë në kufi me Greqinë/ 24 orë kontrolle në Kakavijë dhe Kapshticë

Kapshticë- Përhapja e koronavirusit të ri në europë dhe konfirmimi zyrtar i rastit të parë në shtetin grek ka bërë që të shtohen masat në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Çdo udhëtar që hyn në Shqipëri i nënshtrohet paraprakisht kontrollit mjekësor në pikën kufitare ndërsa monitorimi kryhet nga stafi mjekësor gjatë gjithë 24 orëve.

20:18
Michael Roth: Në 24 mars, sinjal i qartë për Ballkanin Perëndimor

Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth shprehet optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij  në 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”.

20:17
Analisti i njohur: Serbia ose do të njohë pavarësinë e Kosovës, ose do të hapë fronte ”lufte” me fuqitë e mëdha!

Ka mundësi që Aleksandar Vuçiç, kur t’i jepet ultimatumi për të njohur pavarësinë e Kosovës, të tërhiqet nga posti i presidentit të Serbisë dhe t’ia lërë dikujt tjetër këtë çështje të konsideruar një “patate të nxehtë” që të përvëlon duart, thotë gazetari dhe analisti i njohur Boshko Jakshiç.

20:14
Fotot e goditura në momentin e përkryer tregojnë se kur je në vendin e duhur gjen surrealen

Kjo galeri e pabesueshme e disa fotove të kapura në momentin e përkryer do t’ju bëjë të mendoheni dy herë kur t’i shihni.