Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 raste të reja nga 912 teste të bëra.

Më shumë raste ka në Kumanovë 26, Shkup 13, Gostivar 15, Prilep 7, Demir Hisari 7, etj. Jetën e kanë humbur tre pacientë nga Shkupi, Velesi dhe Makedonski Brodi, të moshës 69, 35 dhe 77-vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.840 persona, prej tyre 9361 janë shëruar, 547 kanë vdekur. Për momentin vendi numëron 2.932 raste aktive./AlsatM/

Top Channel