Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka kërkuar që çështja e Manastirit të Deçanit mos të hapet në dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se kjo duhet të rregullohet me ligje të Kosovës. Derisa kundërshtojnë ashpër ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan- Plavë.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj në një konferencë për medie e cilësoi si tragjike arsyetimin e kryeministrit, Avdullah Hoti për ndërprerjen e punimeve.

Imeraj: Ne i kërkojmë kryeministrit Hoti mos të diskutojë këtë çështje në dialog

Kjo çështje nuk duhet të diskutohet në bisedimet e ardhshme që do të zhvillohen në Bruksel në muajin shtator, ashtu siç janë paralajmëruar. Ne konsiderojmë se Manastiri i Deçanit, gjegjësisht udhëheqësit e këtij institucioni janë duke u menduar të futin manastirin në një situatë të re politike duke fituar poena politikë dhe strategjikë në kuptimin që patjetër t’i marrin pronat e ndërmarrjeve. Ne i kërkojmë kryeministrit që mos të diskutojë këtë çështje sepse në fund të fundit kjo është çështje që duhet të rregullohet me ligje të Kosovës”, tha ai.

Imeraj të hënën tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016 për Manastirin e Deçanit është anti-ligjor dhe kushtetues.

Imeraj: Ka qenë tragjike deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Avdullah Hoti

Çka është edhe më tragjike për ne ka qenë edhe deklarata e mbrëmshme e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht e kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka kërkuar zbatimin e vendimit anti-kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj të vitit 2016. Të cilin pronat dhe ndërmarrjet Apiko dhe Iliria i njihen në pronësi të Manastirit të Deçanit. Këtu janë dy veprime të gabueshme që i ka ndërmarrë edhe Serbia, por edhe kryeministri i Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, i dha mbështetje të plotë kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj që punimet sa më shpejtë të rifillojnë.

Imeraj: Rruga Deçan-Plavë është e rëndësishme për tërë rajonin

Ne konsiderojmë se rruga Deçan-Plavë nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën dhe Malin e Zi, por për gjithë rajonin e Ballkanit dhe integrimet tona euro-atlantike”, shtoi ai.

Rruga Deçan-Plavë është ndërprerë vikendin e kaluar pas kundërshtimeve të vet manastirit, por edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Top Channel