Rekord në kanalin anglez/ Notarja australiane e përshkon me not për herë të 35-të

17/08/2020 12:45

Notarja australiane Chloe McCardel shkruan emrin e saj në librin e rekordeve, teksa arriti të përshkojë me not kanalin anglez për herë të 35 duke thyer rekordin e meshkujve të vendosur në 2006-ën nga Kevin Murphy me 34 herë.

Notarja 35-vjeçare e përshkoi distancën prej 35 km nga Dover në Francën veriore për 10 orë e 40 minuta e për më tepër kjo ishte hera e 4 për të në 16 ditë që kalon kanalin anglez.

Chloe McCardel për më tepër është notarja e dytë që thyen rekordin e Murphy dhe me numrin më të lartë të përshkimit të Kanalit Anglez pas Alison Streeter që e ka kaluar atë plot 43 herë. për të realizuar këtë arritje, qeveria australiane arriti të sigurojë një leje të veçantë për McCardel për të udhëtuar drejt Britanisë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në 2016, McCardel u bë e para notare Australiane që e kaloi Kanalin Anglez me not me 20 herë dhe tani vjen ky rezultat tjerë fantastik. Pas këtij suksesi, McCardel në momentin e kthimit në Australi do t’i kërkohet të hyjë në karantinë dhe të paguajë për akomodimin e saj në hotel gjatë kësaj faze

 

Top Channel