Hapja e shkollave është dilemë, jo vetëm e vendit tonë, por e gjithë botës.

Brenda kësaj jave pritet të mblidhet Komiteti i Ekspertëve, me praninë e zyrtarëve të ISHP-së dhe atyre të Ministrisë së Arsimit, që do të vendosin, se çfarë do të bëhet më 14 shtator, a do të nisë në shkollë apo online, mësimi?

“Shpresojmë shumë të shkojmë fizikisht në shkollë. Në online nuk mësuam gjë. Dilje nga Zoom-i, thoshe nuk kam internet, kopjoje nëpër provime. Më mungojnë shokët, mësuesja. E kisha vajzën me 10-ta. Vitin që u mbyll nuk mësoi asgjë. Jo tërmeti, jo Viti i Ri, jo mësimi online. Asgjë nuk kuptuan. Mezi presim të na shkojnë në shkollë. Nuk e di, si do bëjnë klasat e para, apo ata që shkojnë në vit të parë. Mësuesi ka nevojë ta psikologjisë nxënësin. Fëmijët duhet të jenë bashkë, të mbyllur po na stresohen”, shprehen disa prindër dhe fëmijë.

Shkolla, si për shembull gjimnazi “Petro Nini Luarasi” kanë afishuar listën e librave dhe çmimet e tyre. Ekspertë thonë se mbyllja e shkollave do të linte shenja të pashlyeshme për një gjeneratë të tërë.

Top Channel