E premte, 28 Shkurt 2020
00:52
Europa League/ Inter, M.United dhe Sevilla avancojnë pa probleme, eliminohen Ajaxi dhe Benfica!

Inter, Manchester United dhe Sevilla kanë avancuar pa asnjë problem në raundin e 1/8-ave të Europa League, ndërkohë Ajaxi nuk arriti të përmbyste dot humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Getafes dhe u eliminua edhe nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube. Në një San Siro të boshatisur për shkak të frikës nga Koronavirusi, Interi bëri detyrën ndaj Ludogorets duke fituar edhe takimin e kthimit me shifrat 2-1, një fitore me përmbysje e zikaltërve me golat e Biraghit dhe Lukakut.

00:35
“Burra që vrasin gra”, debatojnë në Open Grida Duma, Akil Pano dhe Delina Fico

Një debat i ashpër u zhvillua në Open në Top Channel mes panelistëve teksa u diskutua për temën “Burra që vrasin gra”. Debatet u zhvilluan mes Grida Dumës, Delina Fico dhe pastorit Akil Pano.

00:08
Grida Duma në Open: Jemi në një situatë alarmate, 47% e grave vriten nga partneri

“Burra që vrasin gra” është tema që diskutohet sonte në Open në Top Channel. Ish deputeja e Partisë Demokraike, Grida Duma tregoi një shifër për vrasjet e grave nga partneri.

E enjte, 27 Shkurt 2020
23:42
Te Reali “plas” çështja Kroos para El Clasicos!

Te Reali i Madridit vetëm pak ditë para El Clasicos ndaj Barcelonës, shpërthen çështja Toni Kroos. Mesfushori gjerman i cili u përjashtua nga Zidane për ndeshjen e parë ndaj Manchester City-t në Champions për zgjedhje teknike, është parë në fund të takimit duke biseduar me Pep Guardiolën, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit.

22:43
Sulm me armë në SHBA, shënohen disa viktima

Në Miluaki të shtetin Uiskonsi një person i armatosur vrau pesë vetë përpara se të vriste veten. Ngjarja ndodhi të mërkurën në fabrikën e birrës “Molson Coors”.

22:42
Zyrtare, Juve-Inter të dielën pa tifozë!

Tashmë është zyrtare. Juventus-Inter supersfida e javës së 26-të e Serie A do të luhet të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium pa tifozë. Ka qenë vetë liga italiane e futbollit ajo që ka konfirmuar lajmin.

22:39
Momenti prekës kur vajza e rrëmbyer para 25 vitesh ribashkohet me prindërit e saj

Një vajzë amerikane, e cila u rrëmbye gjatë lindjes në vendlindjen e saj në Rumani, është ribashkuar me familjen e saj pas 25 vitesh. Belle Barbu lindi në një familje të varfër rumune, ata u informuan nga mjekë të rremë se vajza e tyre e vogël, kishte lindur me probleme kardiake.

22:37
Nëna niset për të dërguar fëmijët në shkollë, por i harron ata në shtëpi, reagimi i saj të lë pafjalë

Video ku shikohet nëna e dy fëmijëve, e cila pretendonte se ishte duke dërguar në shkollë dy djemtë e saj, por në të vërtetë po drejtohej drejt godinës së shkollës e vetme, është bërë virale në rrejte sociale.

22:36
Verbohet 25 vjeçarja, tentoi të lyente sytë me ngjyrë të zezë

Një grua ka mbetur plotësisht e verbër në njërin sy dhe pa shpejtësi në pamje në tjetrin, pasi dështoi të imiton një artiste tatuazhesh që i ka lyer kokërdhokët e syve në ngjyrë të zezë.

22:35
U pezullua nga puna se i tregoi nxënësve gruan e saj të ardhshme, mësuesja fiton gjyqin dhe 100,000 mijë dollarë

Një mësuese lezbike e artit në Teksas të SHBA-ve, e cila u pezullua nga puna pasi një prind u ankua se ajo po promovonte një “axhendë homoseksuale” në klasë, ka fituar gjyqin si edhe një shumë prej 100,000 mijë dollarësh, që duhen paguar në drejtim të saj nga shkolla.

22:33
Shkup: Koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

Lidhja socialdemokrate LSDM dhe Lëvizja BESA kanë zyrtarizuar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

22:31
Foto/ Kapitenin hero! Hidhet nga trageti dhe shpëton të renë që po mbytej

Kapiteni i një trageti është zhytur në 12 metra thellësi në një lum, për të shpëtuar një grua e cila ishte duke u mbytur. U Mynit Aye u largua nga kabina e kapitenit pasi një pasagjere rrëshqiti në ujë teksa ishte duke zbritur për në portin lumor Dala, në Myanmar.

22:22
Vetëvrasja e Fatmir Koleci, gazetari Andi Bora jep detajet

Fatmir Koleci, autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen të Mirditës ka vrarë veten. Kështu tha gazetari i Top Channel, Andi Bora në Open.

22:12
Profesor Edmond Tupja në Open: Shoqëria shqiptare është e dhunshme

Burra që vrasin gra, kjo është tema që po diskutohet në Open në Top Channel. Profesori Edmond Tupja tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri e dhunshme.

22:09
‘Burra që vrasin gra’, Grida Duma në Open: Shoqëria shqiptare e ka humbur mendimin

Ish-deputeja e Partisë Demokratike, Grida Duma shtroi në Open në Top Channel një problem të madh. Teksa po diskutohet për temën “Burra që vrasin gra”, Duma u shpreh se shoqëria shqiptare e ka humbur mendimin.

22:09
Nuk i bindet policisë, shoferja që transportonte refugjatë sirianë aksidentohet. Makina përfundon me rrota përpjetë

KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.

21:58
Misteri/ Në SHBA zbulohet një tjetër i prekur nga koronavirusi, nuk kishte takuar asnjë të prekur dhe nuk kishte udhëtuar jashtë vendit

SHBA- Një person në Kaliforni ka rezultuar i prekur nga Koronavirusi edhe pse nuk kishte udhëtuar në ndonjë vend ku është përhapur sëmundja dhe nuk kishte takuar asnjë person që ishte i prekur.

21:53
Itali/ Flet pacientja e parë që u shërua nga Koronavirusi: Kam pirë…

Italia është përfshirë nga Koronavirusi në ditët e fundit, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 17 persona dhe janë 650 të prekur.

21:50
Polici nga Texas kërkon rikthimin në punë pas shakave banale (me jashtëqitje)

Një ish-polic i Texas ka nisur një betejë ligjore për t’u rikthyer në vendin e punës pas shkarkimit për herë të dytë për dy ‘shaka’ banale, të cilat të dyja përfshijnë jashtëqitje.

21:35
Hajduti vjedh makinën funerale me trupin e një të vdekuri, policia i lutet autorit: Të paktën…

Një makinë funerali me trupin e një gruaja të vdekur brenda saj, u grabit jashtë një kishe në Los Angelos, teksa brenda kishës po mbahej një meshë fetare për një tjetër të vdekur, shkruajnë mediat e huaja. Makina e funeralit, e llojit “Lincoln”, u grabit jashtë kishës së Shën Anthony në Pasadena të Los Angelos-it, ndërkohë që brenda saj ishte trupi i vdekur i një gruaje.

21:31
​Koronavirusi prek një tjetër shtet/ Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë: Erdhi nga Italia

Irlanda Veriore ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik në këtë shtet.

21:21
Klyshi me veshë me majë nxit debatin e gjerë në rrjet; Është qen apo mace?

Si ata që pëlqejnë qentë dhe ata që preferojnë macet, kanë të përbashkët në debatin e ndezur se të gjithë besojnë se Dui është shumë i lezetshëm.

21:03
Smajlaj dhe Burraj nderojnë flamurin shqiptar në mes të Beogradit

Atletika shqiptare bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, këtë radhë në Meetingun e Sallave të Mbyllura të zhvilluar në Beograd të Serbisë.

21:01
Thaçi takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Robert O’Brien në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

20:58
Rita Ora shfaq gjithçka teksa del pa të brendshme me bluzë transparente në Hollywood

Rita Ora nuk është trembur ndonjëherë të shfaqë asetet e saj dhe sigurisht nuk ka hezituar as një ditë më parë teksa këngëtarja 29-vjeçare duket se nuk kishte gjë tjetër për të veshur përveç një bluze krejtësisht transparente, duke dalë për darkë në West HollyWood.

20:57
Rama: Kemi një marrëveshje me Malën. Gregu? Do e shoh ndeshjen me mua.

Konferenca për shtyp tek Partizani në prag të derbit veç trajnerit Sormani përpara gazetarëve vuri dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama i cili ashtu si italiani u tregua i gatshëm të fliste për çështje të ndryshme në klub. Padyshim vëmendja kryesore ishte tek Esat Mala, futbollisti u rikthye ne ekipin e parë këtë të mërkurë por a arriti një akord me klubin?

20:53
Kapet gjarpri mahnitës pas 50 vjetësh

Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, një gjarpër i llojit Farancia eritrogram me ngjyra ylberi u pa në një park kombëtar në Florida.

20:46
Zbulohet mini-hëna/ Rrethe tokës prej tre vitesh

Toka mund të ketë patur një mini-hënë, prej të paktën tre vitesh por që është zbuluar vetëm tani. Kjo sipas astronomëve që kanë pikasur objektin që rrotullohet rreth planetit.

20:43
Njerëzit po ikin: Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE!

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019.

20:41
Koronavirusi/ Facebook merr vendimin e prerë, njihuni me rregullat e reja

Facebook do të zbatojë rregulla të reja mbi përmbajtjen e lidhur me koronavirusin që mund të postohet në këtë rrjet shoqëror për të zvogëluar histerinë në mbarë botën.

20:40
Koronavirusi: A rrezikohen më shumë vendet më pak të zhvilluara të Europës?

Zyrtarët shëndetësorë e pranojnë se situata e koronavirusit është shqetësuese, por u kanë bërë thirrje njerëzve të mos përhapin panik. Më e lehtë për t`u thënë sesa për t`u bërë.

20:37
Koronavirus-Itali/ Arratiset mes arave nga zona e kuqe, do takonte të dashurën

Në Itali, u morën masa të ashpra për frenimin e koronavirusit, të cilat shkuan deri në izolimin e plotë të zonave të rrezikshme, sic ishte Codogno në Itali.

20:33
Në shpellën e mbyllur prej miliona vjetësh, 48 specie jetonin në izolim të plotë

Kur u zbulua dhe u hap ndaj ambjentit të jashtëm, shpella e Moviles në Rumani kishte vetëm 10 përqind oksigjen në ajër dhe asnjë burim të dukshëm ushqimi, por megjithatë aty u zbuluan 48 specie të gjalla, nga të cilat 33 nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të botës.

20:30
Marrëveshja 750 mijë dollarëshe e Ministrisë së Mbrojtjes me kompaninë amerikane, SHBA: Shqipëria aleate më e fortë e NATO-s

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750 mijë dollarëshe mes Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS).

20:29
Karantina do të jetë në Durrës/ Autoritetet: Kush vjen nga zonat me koronavirus të vetizolohet për dy javë

Është publikuar tanimë vendi karantinë ,në rast se koronavirusi do të përhapet  në Shqipëri. Ndonëse është diskutuar për disa vende që mund të shërbejnë si karantinë, ajo që  tanimë dihet është, së shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhet mbrapa meje  do të shërbejë  si  karantinë për  personat, që do të vlerësohet se  do të duhet të futen në karantinë .

20:20
Panuçi çon FSHF në arbitrazh/ Ish trajneri i kombëtares shqiptare kërkon 57 mijë euro

Nga një marrëdhënie miqësore, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kristian Panuçi, ish-trajneri i kombëtares janë dy palë kundështarë në në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Shkak është bërë refuzimi i kërkesës së që ka patur Kristian Panuçit për bonuset e rezultateve të përfaqësueses edhe në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Edi Reja.

20:15
“Database për burrat e dhunshëm”/ Vrasja e grave, studiuesit: të paraqiten rregullisht nëpër institucione

Për 2 ditë rresht opinioni u shokua nga përmasat e krimit në familje që rezultoi me dy të vdekur, motër e vëlla, në Rrëshen dhe 1 grua në Durrës.

20:14
Nga 15 marsi 2020, hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina

Albin Kurti bën hapin e parë për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Pak më parë kryeministri i Kosovës njoftoi heqjen e pjesshme ta taksës mbi lëndën e parë.

20:07
Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Optimist për raportin e komisionit dhe hapjen e negociatave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se në Pragë, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Komisionerin e Zgjerimit, Várhelyi, veç të tjerash, biseduan edhe për rëndësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë gjatë këtij viti.

20:03
Çmenduri/ “Të mbrojnë 100% nga koronavirusi…” 20 persona vihen nën hetim në Itali, shisnin maska 5 mijë euro copën

Të paktën 20 persona janë vënë nën hetim në Itali nga krimi financiar. Sipas mediave italiane këto persona duke përfituar nga situatat e krijuar ne vend shisnin maska me një çmim marramendës që arrinte vlerën e 5 mijë eurove.

19:59
Gazetarja Godole në Top Talk: Nexhmije Hoxha në burg jo për kafe por për përgjegjësi politike, drejtësi e dështuar

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar pedagogia e gazetarisë Jonila Godole. Në studio u fol mbi vdekjen e të vejës së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare.

19:50
Juristët në krah të Thaçit/ “Letërkëmbimi me Rasmussen nuk është marrëveshje”

Një letërkëmbim mes të ish-kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s Andres Fogh Rasmussen në vitin 2013, ku Thaçi garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të vendit pa pajtimin e KFOR-it, bëri  që Albin Kurti të ngrinte mundësinë e shkarkimit të presidentit.

19:47
Apeli i vajzës me leucemi/ “Na i lini ne maskat, dëmtohemi nga imuniteti përtokë prej kimioterapisë”

“Miq italianë, ju lutem, mjaft me ankesa dhe polemika, mjaft me makutërinë e dezinfektuesve dhe maskave; farmacitë i përgjigjen dhe atyre që si unë, kanë vërtet nevojë për to, por që tani nuk gjenden më.

19:45
Greqia konfirmon tre raste/ Në Itali 17 viktima, Arabia Saudite anulon pelegrinazhin në Mekë

Ka mbërritur në 17 bilanci i vdekjeve në Itali; të prekurit janë 650 dhe për momentin, vrulli i virusit, duket se nuk po ndalet. Spitali i Kremonës është thuajse në kolaps: “nuk kemi më shtretër”, thonë mjekët atje të alarmuar.

19:44
‘Unë nuk njoh Zot…!’ Letra e fundit e Nexhmijes: Iliri, biri i denjë i Enverit…ndërgjegjen e kam të qetë

Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit të Shqipërisë, e cili vdiq një ditë më parë, ka lënë një letër pas për djalin e saj Ilirin dhe gruan e tij Teutën.

19:42
Italianët vizitojnë Tiranën/ Shumica e shqiptarëve thonë se nuk do të vetizolohen

Një grup italianësh kanë mbërritur të mërkurën në Tiranë dhe do të qëndrojnë këtu një javë. Situata e përhapjes së epidemisë i tremb disi, megjithatë tregojnë se ky udhëtim ishte i planifikuar më parë.

19:25
​Kurti: Nuk kam kërkuar takim me ambasadorin Grenell, por kam pasur komunikimin të vazhdueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media tha se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm.

19:23
Gjendet një krijesë e frikshme në Australi

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

19:17
Zbulohen detaje nga vetëvrasja e Fatmir Kolecaj, ju përgjigj policisë me zjarr duke plagosur një efektiv dhe më pas…

Mbrëmjen e sotme Fatmir Kolecaj, i cili para dy ditësh vrau ish gruan dhe vëllain e saj në derë të shtëpisë, ka pasur një përplasje me armë me policinë dhe më pas ai ka vrarë veten.

19:07
Top Talk: Gazetarja bën pohimin bombastik. Komunistët u ndanë në dy pjesë për të kontrolluar politikën dhe biznesin në Shqipëri

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga moderatori Denis Dyrnjaja ishte e ftuar pedagogia e gazetarisë Jonila Godole. Në studio u fol mbi vdekjen e gruas së Diktatorit Enver Hoxha, Nexhmies, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare.

19:01
Heqja e tarifës 100% për lëndën e parë ndaj Serbisë, Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.

18:52
Kosova heq tarifën 100% për lëndën e parë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.

18:51
Ekzekutoi në derë të shtëpisë ish-gruan dhe vëllanë e saj, vetëvritet Fatmir Kolecaj

RRËSHEN- Fatmir Kolecaj 47-vjeç, autori i vrasjes së vëlla e motër në Mirditë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

18:48
Edhe një ditë nga mbyllja e aplikimeve për programin e rindërtimit

Ruseti: “Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti t’i drejtohen njësive administrative për aplikimin”

18:44
Koronavirusi në Itali, rritje e frikshme e numrit të viktimave. 650 të prekur

Italia prej disa ditësh është prekur nga Koronavirusi dhe i gjithë vendi është në alarm.

18:39
Britania e Madhe nuk gjen qetësi, një tjetër stuhi godet ishullin

Duke se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge. Erëra të forta dhe rrebesh shiu prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar.

18:35
Emri/ Angli, Skifteri nga Laçi sfidon drejtësinë me foto nga burgu

Një shqiptar i dënuar për në Angli është bërë lajm në mediat e huaja për shkak të postimeve që ai bën në internet ndërkohë që është në burg.

18:14
2 milion klikime, videoja e Genës thyen rekordin në “E Diell”

Programi maratonë “E Diell” në Top Channel, vazhdon të mbajë të gozhduar para ekranit të televizionit dhe në Youtube teleshikuesit shqiptarë.Këtë e dëshmon edhe videoja e kolazhit popullor e këngëtarit të mirënjohur Gena, i ftuar pak muaj më parë në program për të folur për jetën e tij artistike dhe atë personale.

18:12
“Jetoj me lekët e babit”, si po shkon jeta në fshat e çiftit Katerina- Lupce të BB9

Një nga çiftet më simpatikë të “Big Brother Love Edition”, Katerina dhe Lupçe, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan përditshmërinë e tyre larg vëmendjes mediatike.

18:11
Mjaft përdorët maska! Apeli i farmacistes  për të qetësuar njëherë e mirë qytetarët!

Jo më larg se dy ditë më parë, farmacistja Elda Zavalani premtoi se do të dhuronte maska falas për të gjithë qytetarët, që janë në kërkim të tyre dhe masave të tjera mbrojtëse ndaj Coronavirus.

17:58
Fotot seksi të vajzave kundravajtëse në polici bëhen virale në rrjet; Kriminelet e bukura luten të marrin pjesë

Fotot e identifikimit në polici të kundravajtësve tërheqëse femra kanë nisur të bëhen virale në rrjet teksa një llogari në Twitter që i poston ato ka mbledhur më shumë se 200,000 ndjekës.

17:55
“Etilda, trego shokët…”, Presidenca i përgjigjet ministres Gjonaj: Erdhi koha për drejtësi

Pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku hidhte poshtë akuzat e presidentit Meta duke thënë se ishte një lajthitje, ka ardhur edhe një reagim nga Presidenca.

17:39
​Nesër Kryesia e Kuvendit, kërkohet seancë e jashtëzakonshme për taksën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

17:38
Gruaja diagnostikohet për herë të dytë me koronavirusin e ri pas shërimit nga sëmundja herën e parë

Një grua në Japoni ka rezultuar pozitive për herë të dytë me koronavirusin e ri vrasës pasi e kishte kaluar sëmundjen disa javë më parë.

17:38
Bardhi i del në krah Metës dhe akuzon Gjonajn: Të gjejë një avokat, presidenti paraqiti prova të qarta

“Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat”, kjo ka qenë deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, pas daljes në një konferencë për shtyp të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

17:37
​Kurti: NATO s’ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar serish në lidhje me letër-këmbimin e Hashim Thaçit në kohën sa ishte kryeministër me krerët e NATO-s, për të mos lejuar FSK-në të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

17:31
Pas ndarjes, ish-burri i aktores puthje pasionante me një modele (FOTO)

Ish-bashkëshorti i aktores amerikane Brooke Burke, David Charvet, duket se e ka lënë njëherë e përgjithmonë pas të shkuarën e tij.

17:25
Koronavirusi/ Presidenti Trump akuzon mediat për panik

Duke akuzuar mediat se po ngjallin frikë për përhapjen e koronavirusit dhe për krijimin e panikut në tregjet financiare, Presidenti Donald Trump u përpoq të siguronte amerikanët se administrata e tij e ka situatën nën kontroll.

17:20
Gjykata nuk burgos dot grabitësen transgjinore pasi nuk mund të përcaktojë gjininë e saj

Një grua transgjinore që kërcënoi stafin e një dyqani me çekiç nuk është burgosur dot nga një gjykatë në Britani pasi nuk u arrit të konfirmohet cilës gjini i përket.

17:07
“Vajza dragua”! Modelja tregon arsyen shokuese se përse e ka mbuluar trupin tatuazhe

Modelja 25 vjeçare Amber Luke, me origjinë nga Australia, vendosi të “luftonte” problemet e saj mendore duke e mbushur trupin tërësish me tatuazhe, me një total të përgjithshëm shpenzimesh që i kalonin 55,000 mijë dollarë.

16:59
OBSH: Epidemia e koronavirusit në pikën vendimtare

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) vlerësoi sot se epidemia e koronavirusit ka arritur në një “pikë vendimtare” dhe u bëri thirrje vendeve të veprojnë “me shpejtësi” për të frenuar virusin shumë të rrezikshëm.

16:54
Gjermani: Ndalohet shamia e kokës për stazhieret në drejtësi

Gjykata Kushtetuese në Gjermani nuk e ka pranuar ankesën e një gjermano-marokaneje myslimane. Ajo donte të ulej në tryezën e gjykatësit me shami koke.

16:48
38 vjeçari thyen tembullin e Virgjëreshës Mari pasi lutjet e tij për ‘mrekullinë’ nuk u realizuan

Ky është momenti i vrazhdë kur një besimtar i zhgënjyer shkatërron tempullin e Virgjëreshës Mari me pretendimin se lutjet e tij për një mrekulli nuk dhanë asnjë rezultat.

16:48
Anulohet një ndeshje në Europa League, kjo është arsyeja

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/32 në Europa League.

16:47
Festivali i të rinjve/ 7 shkolla në Shkodër në teatrin “Migjeni”

Për 7 dite me radhe 7 shkolla të mesme të qytetit të Shkodrës do të ngjiten  në skenën e teatrit “Migjeni” me nga  një shfaqje të përzgjedhur mes nxënësve dhe aktoreve profesionist, në kuadër të festivalit të të rinjve që po organizohet. Në natën e dytë, ishin nxënësit e shkollës “28 Nëntori” i cili u shpall si gjimnazi më i mirë publik në vend, të cilët sollën kryeveprën e regjisorit Serafin Fanko, “Këshilli i Ndrikullave”.

16:42
Vrasja dhe djegia e ish-luftëtarit të UÇK-së, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq të Pejës.

16:40
Trump për Koronavirusin/ Amerikanët shumë pak të rrezikuar

Ndërkohë që pjesa tjetër e botës është mbërthyer nga ethet e koronavirusit, presidenti  i shteteve të bashkuara, Donald Trump, tha se rreziku për amerikanët nga koronaviursi “mbetet shumë i ulët” dhe se hapat që i ka ndërmarrë qeveria, e kanë ndihmuar vendin të mbrohet nga shpërthimi global.

16:38
Fshati në Zvicër evakuohet për një dekadë

Banorëve të një fshati të vogël zviceran, u është thënë se duhet të braktisin shtëpitë e tyre për të paktën një dekadë deri sa një depo e madhe armësh, nga lufta e dytë botërore, të pastrohet. Ish depoja e armatimeve, ndodhet nën tokë, në Mitholz, dhe mban 3500 tonë armatime.

16:36
Lamtumirë Dimër/ Festivali i famshëm në Hungari  

Çdo vit, në fund të shkurtit, rrugët e përgjumura të qytetit hungarez, Mohacs, mbushen nga njerëz të zhurmshëm, të çuditshëm, që mbajnë maska të drunjta dhe veshje të frikshme…

16:31
Toka është e sheshtë/ Teoria në të cilën besojnë brazilianët

Sipas Anderson Neves, toka është e sheshtë dhe nuk rrotullohet, dielli dhe hëna janë afër tokës, brenda një mbuloje të madhe që rrethon planetin tonë të sheshtë. Ashtu si edhe ai, 7 për qind e popullatës në Brazil mendon se toka është e sheshtë, sipas institutit brazilian të sondazheve datafolha. Dhe lëvizja, është veçanërisht aktive në internet dhe në platformat e medias sociale.

16:30
Forcat ruse të operacioneve speciale publikojnë videon ekstreme të aksionit për përvjetor

Dega sekrete e Operacioneve Speciale e ushtrisë ruse ka publikuar një video interesante aksioni për përvjetorin e saj të dhjetë.

16:28
Arra e Dashurisë/ Fruti i rrallë më formë të veçantë

Kristofi është një prerës i specializuar i arrave të famshme të dashurisë të Sejshelëve. Aftësitë e tij e bëjnë atë shumë të kërkuar. Arra e detit, është unike për zinxhirin e ishujve dhe e njohur në botë për formën e saj impresionuese, atë të të pasmeve të një gruaje. Puna e Kristofit është që të ndajë guaskën nga tuli, që shitet në vende të tjera të botës. Shumë kultura, e konsiderojnë këtë frut si një afrodiziak të fuqishëm.

16:26
Gara për kreun e FBI-së shqiptare, përzgjidhen katër nga tetë kandidatët e BKH

TIRANE- Gara për kreun e Byros Kombëtare të Hetimit ka kaluar në një fazë tjetër. Tashmë janë përzgjedhur 4 kandidatë që do të kenë mundësinë që të garojnë për të marrë kryesimin e BKH.

16:19
Një futbollist në Itali infektohet me Coronavirus

Coronavirusi infekton edhe futbollin në Itali. Sipas “La Nazione”, virusi vdekjeprurës që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, kryesisht në Kinë, Kore të Jugut, Iran dhe Itali, ka infektuar një futbollist të Serisë C në Apenine.

16:07
Kina thotë se nuk do të dërgojë ‘ushtrinë e patave’ në Pakistan për të luftuar karkalecat

Akademikët në Pekin kanë mohuar sot lajmet se Kina do të dërgojë 100,000 pata në Pakistan për të luftuar përhapjen masive të karkalecave.

15:51
Meta e kallëzoi në SPAK, ministrja Gjonaj thyen heshtjen!

Pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta dorëzoi kallëzim penal në SPAK për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me akuzën se ka shkelur kushtetutën, kjo e fundit ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke i cilësuar akuzat e Metës një lajthitje ligjore.

15:45
Policia kineze me kuaj e maska ndërgjegjëson për koronavirusin në fshatrat e largët

Policia kineze me maska dhe kuaj dukej sot që i drejtohej zonave të largëta të mbuluara nga dëbora për të kontrolluar dhe ndërgjegjësuar për epideminë e koronavirusit të ri, siç tregohet në këto foto interesante në Altai të rajonit Xinjiang, të shpërndara nga agjencia AFP.

15:35
Bankat e Kinës nisin dezinfektimin e kartëmonedhave prej koronavirusit

Kina ka urdhëruar sot bankave dhe institucioneve të tjera financiare të nisin dezinfektimin e kartëmonedhave dhe ruajtjen e tyre në ambjente të thata për shtatë ditë, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

15:30
Shkarkohet anëtari i KLP-së/ Besnik Cani s’justifikonte pasurinë, KLP mbetet me 10 anëtarë

Nga 11 anëtarë, qeveria e prokurorëve përballet sërish me efektet anësore të vettingut.

15:25
Kina njofton daljen nga spitali të 32,495 pacientëve të shëruar nga koronavirusi i ri

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se deri mëngjesin e të enjtes 32,495 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë liruar nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

15:18
Përleshje në ishujt e Greqisë/ Mbi 60 të plagosur, kundërshtohet plani për emigrantët

Mbi 60 persona janë plagosur, pjesa më e madhe e tyre policë, në përleshjet me protestuesit në ishujt grekë, Lesbos dhe Kios, të cilët kundërshtojnë planet për ndërtimin e kampeve të reja për migrantët.

15:15
Dramatike në Romë; Papa sëmuret një ditë pas vizitës së solidaritetit me pacientët e koronavirusit

Papa Françesku është detyruar sot të anullojë meshën në Romë me klerin pasi po vuan nga një “sëmundje e vogël”.

15:15
FSK e kufizuar në veri të Kosovës/ NATO e konfirmon: Misioni ynë nuk ndryshon

Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë operimin e kufizuar dhe nën monitorimin e NATO-së në veri të vendit deri në një vendim tjetër të NATO-së.

15:08
Fotot/ Socialistët tregojnë “forcën”. 3 ditë kongres edhe mocion për reformim të PS

Pallati i Kongreseve në Tiranë është duke u bërë gati të mirëpres kongresin e radhës të PS.

15:07
Përkeqësohet moti! Shi, breshër dhe dëborë/ Ulen temperaturat

Moti i keq shkaktoi vonesa në nisjen e trageteve në portin e Durrësit.

15:01
Aksident në Berat/ Shoferi i dehur godet 3 makina, bllokohet për disa minuta qarkullimi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit.

14:53
Kodi rrugor, ashpërsohen gjobat/ Ndëshkim shoferëve që shkruajnë mesazhe apo mbajnë telefonin në dorë

Gjobat për shkeljet rrugore pritet të ashpërsohen ndjeshëm për drejtuesit e mjeteve kur kanë konsumuar alkool, apo përdorin celularin. Lista e ndryshimeve të kodit rrugor të propozuar nga qeveria është e gjatë.

14:44
Manastirliu: Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajtimin e rasteve potenciale si dhe strukturat ku do të zhvendosen shërbimet aktuale, nëse do të jetë e nevojshme. Kemi parashikuar skenarët për çdo situatë, që nga rasti i parë potencial e deri në maksimumin e parashikimit”.

14:42
I ftohti deri të shtunën/ Dhjetëditëshi i parë i marsit me shi, por temperatura më të larta

E enjtja nisi më vranësira të dendura dhe reshje shiu në gjithë vendin, herë pas herë në formë rrebeshi dhe breshëri.

14:30
Tirana-Partizani, policia shton masat/ Apel tifozëve, rrugët që do bllokohen

Do të shtohen masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.