Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 130 raste të reja me koronavirus, nga gjithsej 1742 teste të bëra.

Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 40, pasuar nga Gostivari 18 dhe Shtipi e Tetova me nga 13.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.970, por vetëm 2.908 nga rastet janë aktive.

Dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar, një 70 dhe një 75-vjeçar, duke çuar kështu totalin në 549.

Sot është një nga ditët kur numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 152 fituan betejën me virusin korona. Numri më i madh i të shëruarve është në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, respektivisht 87,18 dhe 14, duke çuar kështu totalin në 9513./AlsatM

Top Channel