Deklarata e Metës, Veliaj: Lajm i mirë, ai ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit për ta mbajtur gjallë këtë medie

18/08/2020 14:09

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot një nga projektet e reja të tij, atë të themelimit të një mediaje të re transparente në Shqipëri, që do luftojë korrupsionin.

Në një reagim në Twitter, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar me ironi “një lajm të mirë” këtë projekt të Metës, duke i kujtuar vidon e famshme të 7% me Dritan Priftin.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 përqindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me përmbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan Veliaj.

Top Channel