Pasi perëndoi mes polemikave oferta prej 300 milionë paundësh për blerjen nga princi Saudit i kurorës, tani Njukasëll po fokusohet në afrimin e legjendave të klubit anglez, si mënyrë për të përmirësuar imazhin. Me një trajner të ri dhe aksionerë të fuqishëm, skuadra e Qymyrxhinjve synon të rikthehet në zonat e kupave europiane, e për këtë ka ë fokus një emër të veçantë.

Legjenda e futbollit anglez Alen Shirer po projektohet si një emër sensacional për tu rikthyer si trajner i Magpies, pasi ish-sulmuesi është emri i parë i biznesmenëve nga Singapori që tani janë favoritë për të blerë klubin. Terens dhe Nelson Loh drejtojnë grupin Belagraf Nova që shpreson të përvetësojë aksionet e Njukasëll për një shumë të ngjashme me 300 milionë paundët që ofroi princi Bin Salman.

Biznesmenët aziatië që kanë fitime prej thuajse 10 miliardë paundësh në vit, synojnë tregun e futbollit anglez për të zgjeruar markën dhe ndikimin, e kush do të ishte më mirë se një klub elitar futbolli, në vendin ku u shpik kjo lojë. Për të fituar mbështetjen e tifozëve, pronarët potencialë duan të blejnë admirimin me një emër si Alen Shirër. Nëse kjo realizohet, sulmuesi dhe shënuesi më i mirë në historinë e Njukasëll me 206 gola, mund të rikthehet në stolin që la pa bujë në vitin 2009, kur skuadra ra nga Premier Liga.

Top Channel