Inter kaloi në finale të Europa League pasi mposhti me rezultatin 5-0 Shakhtar Donetsk. Zikaltrit do të përballen në finale me Sevillan.

Inter dominoi gjatë gjithë ndeshjes përballë Shakhtar. Seria e golave u hap në minutën e 19 ku shënoi Martinez. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën Inter tregon forcën e tij. Në mintën e 64, D’Ambrosio çon shifrat në 2-0. 10 minuta më vonë Martinez shënon golin e tretë.
Në festën e Inter ka vend edhe për Lukakun. Belgu do shënojë dy herë, në minutën e 78 dhe 84 duke vulosur fitoren e thellë me rezultatin 5-0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Martinez, i cili me dy gola dhe një asist u vlerësua me notën 10. Ndërkohë lojtari më i dobët u shpall portieri i Shakhtar, Pyatov i cili u vlerësua me notën 4.9. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel