BE kërcënon me sanksione/ Putin paralajmëron Angela Merkel: BE të mos ndërhyjë në Bjellorusi

18/08/2020 16:09

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot botën të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë dhe i tha kancelares gjermane Angela Merkel se kërcënimet për sanksione janë të papranueshme.

Presidenti rus foli në telefon me kancelaren pas shprehjes kolektive të zemërimit në Perëndim për rezultatin e dyshueshëm të zgjedhjeve që shkaktoi protesta të gjera nga aktivistët e disidentët kundër liderit autoritar të vendit Alexander Lukashenko.

Zhvillimi i vjen pasi ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez Laya tha se ‘individët që nxisin dhunë apo manipulime elektorale’ do të bëhen objekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Putin ka ofruar gjithashtu të sjellë forca në vend për rivendosjen e rendit, duke bërë që dhe presidenti amerikan Donald Trump të paralajmërojë se ‘SHBA po ndjek nga afër zhvillimet’.

Bjellorisia është tronditur nga disa ditë protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit ku Lukashenko mori mandatin e gjashte presidencial duke pretenduar se mori 80 përqind të votave.

Policia ka shtypur ashpër demonstrimet dhe të paktën dy vetë janë konfirmuar se kanë humbur jetën. Të tjera raportime flasin për tortura të protestuesve në burgje.

Kryeopozitarja vendase Sviatlana Tsikhanouskaya, ish-mësuese anglishtje, është detyruar të largohet nga vendi drejt Lituanisë pas arrestimeve të shumta të anëtarëve të partisë së saj.

FOTO GALERI
1/5
Protestuesit u mblodhen te teatri kombetar Janka Kupala ne Minsk, pas shkarkimit te drejtorit prej mbeshtetjes se protestave.

Top Channel