Dhunoi ish-gruan dhe kundërshtoi policët, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

18/08/2020 13:05

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.

Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “.

Top Channel