Qyteti ku nisi virusi/ Wuhan, festa pa maska e pa distancim!

18/08/2020 11:48

Në Wuhan, qyteti ku e pati origjinën koronavirusi që ka gjunjëzuar botën, sot nuk ka nevojë as për maska e as për distancim social.

Të paktën këtë tregojnë fotot e fundit të mbërritura nga vendi ku shpërtheu epidemia, e cila ka detyruar qytetarët anembanë globit të ndryshojnë mënyrën e sjelljes në komunitet. Por kjo duket nuk vlen për qytetarët e Wuhan-it. Mijëra vetë atje janë mbledhur për të shijuar një festival muzike në pishina, pa maska në fytyrë dhe ngjitur me njëri tjetrin.

Pamje të tilla zot se mendohet që mund të shiheshin në 2020-tën. Por fotot e pjesëmarrësve në festën gjigante të mbajtur në parkun ujor Maya Beach të Wuhan-it, kanë bërë xhiron e botës. Ato përbëjnë një kontrast të thellë me qytetin fantazmë me rrugë të boshatisura, i pari në botë që vendosi në 23 janar karantinën për shkak të virusit. Qyteti 11 milionë banorësh u izolua krejtësisht nga pjesa tjetër e Kinës e të gjithë grumbullimet masive u anuluan.

Masat ekstreme të izolimit të hoqën në muajin prill dhe që prej mesit të majit, as Wuhan-i e as province e Hubeit nuk kanë regjistruar më raste të brendshme infektimi.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel