Studimi e konfirmon: Koronavirusi edhe në piklat e përhapura në ajër prej të folurës!

18/08/2020 12:55

Ka pasur shumë skepticizëm mbi përhapjen e koronavirusit me piklat që mbeten në ajër; OBSH-ja vetë tani vonë e konfirmoi këtë mundësi infektimi.

Jo vetëm spërklat që dalin nga kolla e teshtima, por edhe ato më të voglat që qarkullojnë edhe pas të folurës së thjeshtë apo edhe frymëmarrjes duket se mund të jenë një mekanizëm përhapës i sëmundjes. Një studim i fundit tregoi se dhe pikla të tilla mjaft të imëta përmbajnë virus të gjallë dhe jo vetëm fragmente gjenetike të tij.

Me pak fjalë, studiuesit gjetën provat që prisnin shkencëtarët për të vërtetuar se virusi në ajër infekton në cdo formë. Ekipi kërkimor i Universitetit të Floridas arriti t’i izolonte piklat e aerosolit me virus të gjallë te pacientët me Covid-19 në një distancë që shkonte nga dy deri në katër metra mes tyre, që do të thotë, edhe më shumë sesa distanca e rekomanduar për shmangien e infektimit.

Mjaft ekspertë megjithatë vazhdojnë t’i mëshojnë idesë se nuk është ende e qartë nëse sasia e virusit të zbuluar në këtë formë është e mjaftueshme për të shkaktuar infeksionin e rrezikshëm.

Top Channel