Tirana ka mbërritur në Gjeorgji ku këtë të mërkurë do të luajë përballë Dinamos së Tbilisit në raundin e parë kualifikues të ligës së Kampioneve.

Futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës bardheblu të veshur me kostume elegante udhëtuan me një avion charter të “Air Albania” dhe zbritën në aeroportin e kryeqytetit gjeorgjian për t’iu drejtuar më pas hotelit ku do te akomodohen.

Një ditë më parë, skuadra bardheblu iu nënshtrua testeve për Covid-19 dhe lajmi i mirë se skuadra kampione e Shqipërisë nuk regjistroi asnjë rast pozitiv me koronavirus. Sfida mes Dinamos së Tbilisit dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00 të së mërkurës dhe është një sfidë unike, pra pa ndeshje kthimi, një skemë kjo e diktuar nga rrethanat e krijuara nga pandemia.

Nëse Tirana do të kualifikohet për të raundin e dytë do të përballet me fituesin e sfidës mes Crvena Zvezdës dhe skuadrës nga Gjibraltari, Evropa.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel