Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit. Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet. Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet. 14.5 përqind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve.

Shifrat në realitet mund të jenë shumë herë më të lartë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre, për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sëmundje.

Llojet e diabetit janë tre.
Bëhet fjalë për:
• Diabetin e tipit 2
• Diabetin e tipit 1
• Diabetin e shtatzanisë.

Ajo që të tre llojet e sëmundjeve kanë të përbashkët është niveli i lartë i sheqerit. Një nga vitaminat që luan rol kryesor në balancimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e insulinës është vitamina D. Studimet e fundit të publikuara në Vëllimin e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, pohojnë se kjo vitaminë ndihmon me para diabetin.

Të gjithë pacientët me para diabet nëse marrin këtë suplement arrijnë që të parandalojnë kalimin e sëmundjes në diabet të tipit dy. Kërkimet treguan se vitamina D ul edhe inflamacionin duke ndihmuar trupin të jetë i shëndetshëm. Vitamina D faktikisht është një pro-hormon, ndaj dhe lidhja me insulinën është goxha e fortë. Kjo vitaminë është e vështirë që të merret përmes ushqimeve ndaj dhe këshillohet në formën e kokrrave suplementare./AgroWeb

Top Channel