Shtohen rastet/ Zelanda e Re: Virusi erdhi nga jashtë kufijve!

18/08/2020 12:12

Zelanda e Re raportoi sot 13 raste të reja me koronavirus në krahasim me nëntë që ishin një ditë më parë.

Edhe pse kishte kaluar 100 ditë pa asnjë infektim, ky vend po lufton tani me rikthimin e sëmundjes. Shumica e rasteve të reja duket se janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Aukland, sipas drejtorit të Përgjithshëm për Shëndetësi, Ashley Bloomfield. Situata e rënduar në Auckland ka shtyrë kryeministren Jacinda Arden të shtyjë zgjedhjet me katër javë.

Ato duhet të ishin mbajtur në 19 shtator, por tani do të zhvillohet nga mesi I tetorit. Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus. Prej tyre, 22 kanë vdekur. Vështirësitë e Zelandës së Re për të ndalur virusin kanë fituar edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha të hënën përgjatë fushatës së tij se ky shtet do të përballet tani me rritje të madhe të shifrave të të infektuarve.

Duke e konsideruar përhapjen e koronavirusit në Zelandën e Re si gjë “të tmerrshme”, Trump deklaroi  “se ky është një armik i padukshëm i cili nuk do të duhej të arrinte kurrë në Evropë dhe pjesën tjetër të botës nga Kina”. Zyrtarët besojnë se virusi në Zelandën e Re u rikthye nga jashtë dhe kanë shpresa se mund ta frenojnë.

Top Channel