Në foto: Viktima

Është vënë në pranga autori i ngjarjes së mbrëmshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23-vjeçari Gledis Kraja.

Policia ka arrestuar Stjuart Smakajn, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit e modifikuar. Në vendngjarje policia ka sekuestruar 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri.

Gledis Kraja 23 vjeç, humbi jetën pasi u vra gabimisht nga shoku i tij gjatë një atentati me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së hënë, rreth orës 22:00 në lagjen “Perash” kur autori i dyshuar Sebastjan Smakaj dhe i vëllai i tij nisën një debat për motive të dobëta me një person tjetër. Përplasja agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Autori Smakaj është kthyer në banesën e tij, ka marrë armën tip kallashnikov, për të qëlluar me breshëri në drejtim të të riut tjetër, me të cilin u konfliktua por duke gabuar në shënjestër.

Një prej plumbave fatkeqësisht ka prekur Gledis Krajën, shokun e tij, i cili ndodhej pak metra më larg. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha të Spitalit Rajonal të Shkodrës, 23-vjeçari ndërroi jetë. Policia e Shkodrës shpalli në kërkim dy vëllezërit Sebastjan dhe Stjuart Smakaj si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Top Channel