Raporti/ 49.8 milionë fëmijë të prekur nga mbyllja e shkollave prej pandemisë, UNICEF: Të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm edukimi

18/08/2020 07:51

Pandemia e COVID-19 solli mbylljen e shkollave në 20 vende dhe mbylljen e parashkollorëve në 19 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore. Kjo preku gjithsej 49.8 milionë fëmijë të moshës parashkollore dhe të shkollës së mesme të ulët, të cilët, kanë pasur semestrin e fundit shkollor shumë të çrregullt në prag të mbylljes së shkollave, ose nuk e kanë nisur fare atë semestër.

UNICEF ka publikuar një raport i cili synon Ndërtimin e Sistemeve të Qëndrueshme të Edukimit. UNICEF bën me dije se synon të mbështesin qeveritë, zyrtarët e ministrisë dhe vendimmarrësit e tjerë arsimorë në nivel kombëtar, qeveritë vendore dhe shkollat të planifikojnë për rimëkëmbjen e arsimit dhe normalizimin pas mbylljes së shkollave në pranverë të vitit 2020 dhe ndërprerjes së mësimeve.

Premisat e këtyre konsideratave janë se aftësia e sistemit të arsimit në Evropë dhe Azinë Qendrore do të reduktojë ndikimet e pandemisë COVID-19 në të nxënit, do të sigurojë gatishmëri më të madhe për krizat e mundshme në të ardhmen dhe do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e arsimit cilësor gjithëpërfshirës për të gjitha vajzat dhe djemtë në rajon.

Premisat bazë të dokumentit janë se sistemet e arsimit duhet të analizojnë, planifikojnë, bëjnë, rishikojnë dhe mbështesin strategji në katër fushat e ndërlidhura kryesore:
1. Aksesi në ofrimin e arsimit
2. Të nxënit cilësor dhe gjithëpërfshirës 5
3. Mirëqenia (Shëndeti Mendor dhe mbështetja psikosociale)
4. Shkolla të sigurta

Në linkun e mëposhtëm gjeni raportin e plotë:

https://www.unicef.org/albania/sq/documents/udh%C3%ABzues-i-p%C3%ABrgatitur-nga-unicef-zyra-rajonale-gjenev%C3%AB-p%C3%ABr-rihapjen-e-shkollave-nd%C3%ABrtimi

Top Channel