Igli Tare për kthesën në transferimin e David Silva: E respektoj si lojtar por jo si njeri

18/08/2020 15:50

Njoftimi i klubit spanjoll i Real Sociedad mbrëmjen e djeshme për nënshkrimin me fantazistin spanjoll David Silva ka shtangur italianët e skuadrës së Lazios, të cilët kishin arritur marrëveshjen me futbollistin 34-vjeçar madje kishin prenotuar edhe vizitat mjekësore.

Silva u largua nga skuadra angleze e Manchester City pas 10 viteve sherbim, per çka ata thane se do të ndërtojnë një statujë të tij jashtë stadiumit Etihad.

Drejtori Sportiv i Lazios Igli Tare, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij teksa ka kërkuar sqarime nga fantazisti spanjoll. Mes të tjera komenteve, ai tha se e respekton David Silva-n si futbollist, por aspak si njeri.

Top Channel