Emmanuel e Brigitte Macron rikthehen nga pushimet për përvjetorin e Zbarkimit Aleat në Provence (foto)

18/08/2020 16:53

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zonja e tij Brigitte dukeshin sot të rigjeneruar dhe me abronxaturë të shëndetshme gjate rinisjes së detyrave pas pushimeve në Cote d’Azur.

Zonja e parë franceze 67 vjeçe dhe i shoqi 42-vjeçar, morën pjesë në ceremoninë e 76-vjetorit të zbarkimit të forcave Aleate në Provence gjatë Luftës II Botërore, që ndihmoi në çlirimin e jugut të Francës.

Brigitte e Emmanuel dukeshin në humor të mirë teksa flisnin me veteranët e luftës.

Brigitte mbante veshur një kostum me ngjyra neutrale, ndërsa Emmanuel mbante një kostum elegant ngjyrë blu. Çifti sapo janë kthyer nga pushimet në Fort de Bregancon, fortesa mesjetare e Cote d’Azur që është kthyer në rezidencë pushimi të presidentëve franceze që prej vitit 1968.

Eventi i sotëm shënonte 76 vjetorin e zbarkimit Aleat me rreth 50,000 trupa pranë brigjeve të Marseille e Toulon.

FOTO GALERI
1/11
Të çlodhur e te relaksuar Emmanuel Macron e Brigitte marrin pjesë në ceremoninë e zbarkimit aleat në Provence në Luftën II Botërore

Top Channel