Terror me armë në Patos/ Plagoset në mes të qytetit  një 31 vjeçar, dëshmitarë shumë kalimtarë

18/08/2020 16:12

Banorët e bllokut parafabrikat te lagjes “Naftëtari” në Patos u tronditën mbrëmjen e së hënës nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar. Incidenti ndodhi rreth orës 19.00  gjatë kohës që në lagje ishin disa fëmijë duke luajtur si dhe kalimtarë të rastit duke ecur.

4 muaj më parë në të njëjtin vend  31- vjeçarit, Klajdi Sulo i ishte bërë një tjetër atentat të cilit i kishte shpëtuar pa pësuar gjë. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për dy incidente të veçuara.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja plumbi ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal te Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia ka shoqëruar 7 persona.

Top Channel