Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-agjenti i CIA-s

18/08/2020 08:00

Një ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës(CIA) është arrestuar nën akuzën e komplotit duke spiunuar për Kinën.

Alexander Yuk Ching MA, 67 vjeç u arrestua të premten dhe akuzohet për tradhti, bëri me dije Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Ai është akuzuar për shpërndarje informacioni që cënon sigurinë kombëtare tek agjentët e inteligjencës kineze. Arrestimi i 67 vjeçarit vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë të tensionuara.

Alexander Yuk Ching MA do të paraqitet të martën në gjykatë dhe nëse shpallet fajtor do të dënohet me dënim të përjetshëm.

Top Channel