Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

Bëhet fjalë për Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”; Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Met Bozi, banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe
Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel