Video/ Mjekët në rolin e policisë, ndalojnë burrin që u përpoq t’i grabiste autoambulancën…

17/08/2020 17:22

Një burrë në Britaninë e Madhe, ka tentuar të grabisë një furgon ambulance, e cila ishte e parkuar në anë të një rruge të Blackpool.

Mirëpo ai nuk e dinte që brenda autoambulancës në ato momente ishin dy mjekë duke trajtuar një zonjë të moshuar. Në pamjet e bëra virale, shikohet se si grabitësi, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, shikon ambientin rreth e rrotull.

Në momentin që ai nuk evidentoi prezencën e askujt, hip në autoambulancë dhe tenton të largohet. Por gjatë kësaj kohe, dy mjekët që ndodheshin në pjesën e prapme të makinës, dalin dhe e ndalojnë një veprim të tillë. Mjekët shihen teksa neutralizojnë grabitësin dhe e mbajnë në tokë deri sa erdhi policia.

“Një burrë në Blackpool u arrestua pasi tentoi të grabisë një autoambulancë. Nuk dihen shkaqet që e dërguan burrin deri në kryerjen e këtij veprimi, por policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel