Katër raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë janë evidentuar në Korçë, teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kështu janë ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 4 lokaleve të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Konkretisht bëhet fjalë për:

– Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
– Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
– Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;

Ndërkohë në Pogradec, u konstatua:

-Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel