Arrestohet një i ri në Bulqizë, përndiqte në mënyrë të përsëritur një 27-vjeçare

17/08/2020 15:51

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Bulqizë pasi përndiqte në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel